Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh sot se shqyrtimi me shpejtësi në tri komisione i projektligjit të porteve po bëhet me qëllim favorizimin e investitorët privatë.
Përmes një deklarate, Zhupa ndalet në detaje të çështjes, që, sipas saj, po trajtohet në mënyrë antikushtetuese.
“Sot, në tri komisione, do të shqyrtohet me shpejtësi projektligji i porteve, me urdhër për ta kaluar në seancën e së enjtes.
Aktualisht, legjislacioni për portet turistike përcakton që ndërtimi i tyre realizohet përmes procedurave koncesionare. Megjithatë, ndryshimi i propozuar synon të lejojë që subjektet që gëzojnë statusin e “Investitorit Strategjik” të mos jenë të detyruara t’i nënshtrohen këtij procesi.
Sipas draftit, në rast se një kompani ka marrë statusin e 'Investitorit Strategjik' nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), dhe ndërtimi i portit është pjesë e projektit të saj, ajo përjashtohet nga detyrimi për konkurrim të hapur. Në praktikë, kjo nënkupton që zhvilluesi i një resorti privat përfiton automatikisht të drejtën për të ndërtuar dhe menaxhuar edhe portin përkatës.
Në skemën e koncesionit, investimi kryhet nga sektori privat, por pas një periudhe të caktuar, objekti i ndërtuar i rikthehet shtetit. Ndërkohë, me ndryshimet e reja ligjore, porti turistik mbetet pronë e përhershme e investitorit privat.
Edhe pse këto porte konsiderohen si pasuri me interes publik, projektligji parashikon që procedurat dhe kriteret për lidhjen e kontratave me investitorët strategjikë do të përcaktohen përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave. Kjo, praktikisht, e zhvendos procesin nga një garë e hapur në një marrëveshje direkte mes qeverisë dhe subjektit privat.
Kjo situatë ngre shqetësime lidhur me mungesën e konkurrencës dhe transparencës, si dhe hap debat mbi përfitimin afatgjatë: a është më i favorshëm për shtetin apo për sektorin privat?
Ligji që duan të kalojnë me shpejtësi është antikushtetues. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon parimin e shtetit të së drejtës, i cili kërkon:
stabilitet dhe koherencë normative;
transparencë në vendimmarrje;
kufizim të diskrecionit administrativ;
mbrojtje të interesit publik në administrimin e pronës shtetërore.
Kujtoj që ligji për investimet strategjike mbaron më 31 dhjetor 2026. Si qenka e nevojshme kjo ndërhyrje për 6 muaj që i kanë ngelur ligjit?! Ndryshimi i një ligji sektorial me karakter të përhershëm për t’iu përshtatur një skeme të përkohshme për investime strategjike cenon parimin e sigurisë juridike dhe krijon paqartësi në rendin normativ.Kushtetuta garanton barazinë para ligjit dhe ndalon trajtimin e diferencuar pa justifikim objektiv dhe proporcional.
Përjashtimi i një kategorie subjektesh (investitorët strategjikë) nga detyrimi për procedurë konkurruese:
krijon trajtim preferencial;
kufizon aksesin e operatorëve të tjerë ekonomikë;
cenon barazinë e mundësive në treg.
Procedura konkurruese nuk është formalitet administrativ, por mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurisë shtetërore.Portet, edhe kur klasifikohen si turistike, përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit. Si mund një investitor privat të ketë përjetë një port?!
Republika e Shqipërisë ka detyrim kushtetues të harmonizojë legjislacionin me të drejtën e Bashkimit Europian.
Standardet europiane në fushën e:
prokurimit publik,
koncesioneve,
ndihmës shtetërore,
konkurrencës së lirë
kërkojnë transparencë, mosdiskriminim dhe procedura të hapura.Nga sa më sipër rezulton se projektligji:
cenon parimin e barazisë para ligjit;
paralizon konkurrencën e lirë pa justifikim proporcional;
shkatërron mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies;
dhuron pronën publike, si portet, te një privat përjetësisht;
bie ndesh me parimin e sigurisë juridike;
krijon mospërputhje me angazhimet evropiane të Republikës së Shqipërisë.
Për këto arsye, Partia Demokratike do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, do të informojë Bashkimin Evropian dhe do ta ndjekë këtë çështje në vazhdimësi”,-theksohet në deklaratë./CNA
Mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e selisë së Kuven...
Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tir...
Mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë është mbajtur Foltorj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK për të z...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot ...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se të gjithë at...
Kryeministri Edi Rama u ndal në një koment ndaj opozitës, ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një reagim këtë të sht...
Demokrati Ilir Alimehmeti la të hapur mundësinë se në zgje...
Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u n...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje të reja nga aksioni ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë pë...
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në njësinë 12 në Tiranë,...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Asambl...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ishte i pranishë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një konferencë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i futar në Top ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në Top ...
Aktivisti Aulon Kalaja në një dalje televizive shtë ndalur...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...