Masë sigurie për Veliajn?/ Përgjigjet Berisha
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nës...

Fokus i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2025 do të jenë zonat e mbrojtura dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.
Ministrja Kumbaro prezantoi nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin buxhetin për vitin 2025, i cili ka një rritje prej 7.9% krahasuar me atë të vitit 2024.
Në prezantimin e saj, Kumbaro theksoi se Shqipëria ka pritur 9.7 milionë vizitorë të huaj ose 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa paralelisht janë rritur edhe të ardhurat nga sektori i turizmit duke arritur shifrën 2 miliardë lekë për gjashtë muajt e parë të vitit 2024 ose 500 milionë euro më shumë se gjashtëmujori i parë i vitit 2023.
“Turizmi këtë vit po shfaq dy karakteristika kryesore, të cilat parashikojmë se në vitin 2025 do theksohen akoma më shumë. Së pari, është shtrirja në kohë dhe së dyti shtrirja në territor. Për 9 muajt e parë të vitit, zonat e mbrojtura u vizituan nga 4,5 milionë vizitorë vendas dhe të huaj (shifër që tejkalon gjithë vitin 2023), ndërsa sitet e kulturës arritën rekordin e 1,1 milionë vizitorëve”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Më tej, minsitrja Kumbaro u ndal tek investimet e brendshme për vitin 2025, të cilat rriten me 19% krahasuar me vitin 2024 ku dy janë investimet kryesore të MTM:
“Projektbuxheti i vitit 2025 krahasuar me projektbuxhetin e vitit 2024 ka një rritje prej 7.9% ose +306 milionë lekë, kjo si rezultat i rritjes se pagave në bazë të politikave të qeverisë si dhe investimeve të brendshme me 173 milion lekë. Fondi i planifikuar për shpenzime korrente për vitin 2025 është + 49 milion lekë më shumë dhe kjo rritje ka kaluar e gjitha për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të mbuluar shpenzimet në miradministrimin e zonave të mbrojtura.
Së pari, ngritja Infrastrukturore me theks ujor EKO-Park-Ulza me një vlerë në total prej 523 milionë lekë e ndarë në tri vite. Punimet kanë filluar që këtë vit ku janë parashikuar të investohen 200 milionë lekë dhe për vitin 2025. Ky investim i rëndësishëm është i parashikuar dhe në tavanet e PBA 2025-2027.
Së dyti, ndërtimi i Qendrës Multifuksionale në lumin Vjosa me një vlerë në total prej 690 milionë lekësh. Jemi në procesin e prokurimit dhe parashikimet janë që punimet do të fillojnë që këtë vit. Për këtë investim shumë të rëndësishëm fondet për të tri vitet janë të parashikuar në buxhet”, theksoi ministrja Kumbaro duke përmendur edhe projekte të tjera në zonat e mbrojtura si kullat e vrojtimit, shtigjet malore, etj.
Në fushën e mjedisit, ministrja Kumbaro u shpreh se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të mbështesë bashkitë bregdetare për pastrimin e vijës së bregdetit gjatë periudhës 15 qershor-15 shtator 2025 si dhe investimet në fushën e menaxhimit të mbetjeve përmes programeve ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët.
Në fund të fjalës së saj, ministrja përmendi edhe projektet e mëdha si panairi “ITB Berlin” ku Shqipëria do të jetë ‘Host Country’ për vitin 2025, panairit “Fitur” në Spanjë, si dhe implementimin e Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2024-2030./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nës...
Protestuesit kanë vendosur sapunë para Bashkisë së Tiranës...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Sot është zhvilluar protesta para Bashkisë së Tiranës, ku ...
Debate të forta ka pasur dhe në Komisionin për Veprimtarin...
Debate të forta ka pasur mes kryetares së Komisionit Hetim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në komisi...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa ka raportuar në K...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e radhës par...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, kom...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati foli me rezerva...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sëri...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përba...
Ditën e sotme është prezantuar. Në krye të këtij insti...
Eduart Shalsi është deputeti i Partisë Socialiste që...
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj ...
Seanca plenare në Kuvend ka nisur me akuza nga PD-ja k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...