Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura, të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projektbuxheti i vitit 2026 ka si kryefjalë pensionet. Ai tha se pensionistët përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë të fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tani më të shtrirë muaj për muaj, bazuar mbi logjikën e bonusit për mbi indeksimin e përvitshëm.
Rama tha se pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë në 40 mijë lekë të rinj nga 27.350 që është sot. Pensioni urban i pjesshëm do të shkojë mesatarisht në 22 mijë lekë të rinj nga 15,850 lekë, që është sot.
Pensioni rural do të shkojë në 18 mijë lekë të rinj nga 11.500 që është sot. Pensioni familjar do të shkojë në 18 mijë lekë të rinj nga 11.400 që është sot. Ndërsa pensioni i invaliditetit do të shkojë në 30 mijë lekë të rinj nga 20 mijë që është sot.
Kryeministri theksoi se nga janari i 2026 pensionet do të rriten çdo muaj, ku nuk hyn indeksimi vjetor dhe do të vazhdojë normalisht vit pas viti. Pensioni urban në vitet e plota të punës do të rritet me 1800 lekë të rinj, pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 800 lekë të rinj. Pensioni rural do të rritet me 1000 lekë të rinj. Pensioni familjar me 700 lekë të rinj. Dhe pensioni i invaliditetit me 600 lekë të rinj.
“Së pari, kemi çuar në Kuvendin e Shqipërisë projektbuxhetin e vitit 2026, një projektbuxhet ku kryefjala janë pensionet.
Ashtu siç u zotuam në zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë të fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tani më të shtrirë muaj për muaj, bazuar mbi logjikën e bonusit për mbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht. Sipas kategorive, ky moment do të jetë një moment që do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe duke u përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale.
Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë në 40 mijë lekë të rinj nga 27.350 që është sot. Pensioni urban i pjesshëm do të shkojë mesatarisht në 22 mijë lekë të rinj nga 15,850 lekë që është sot.
Pensioni rural do të shkojë në 18 mijë lekë të rinj nga 11.500 që është sot. Pensioni familjar do të shkojë në 18 mijë lekë të rinj nga 11.400 që është sot. Ndërsa pensioni i invaliditetit do të shkojë në 30 mijë lekë të rinj nga 20 mijë që është sot. Dhe për të qenë konkret, për sa i përket vitit që vjen, nga janari i 2026 pensionet do të rriten çdo muaj, si vijon, dhe e përsëris këtu nuk hyn indeksimi vjetor, që do të jetë një gjë tjetër dhe do të vazhdojë normalisht vit pas viti. Pensioni urban në vitet e plota të punës do të rritet me 1800 lekë të rinj; Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 800 lekë të rinj. Pensioni rural do të rritet me 1000 lekë të rinj. Pensioni familjar me 700 lekë të rinj. Dhe pensioni i invaliditetit me 600 lekë të rinj.
Tani, në vitet në vijim, projeksioni financiar dhe i dakordësuar në të gjithë procesin e buxhetimit do të jetë me shifra të dyfishuara për secilën kategori në 2027, të trefishuara në 2028, të katërfishuara në 2029 dhe pastaj të pesëfishuara në 2030, që do të thotë që vlera e zotuar do të jetë një vlerë e realizuar në respekt të 83 mandateve që na janë dhënë, pikërisht duke besuar se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, tha Rama.
Më tej, Rama deklaroi se do të nga 1 janari do të rritet paga minimale për 307.850 punonjës të regjistruar në shtet apo në privat, që do të marrin 500 euro.
Rritja e re e pagave e përshkon projektbuxhetin 2026 për 10600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë, që do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të rinj në muaj, ndërkohë që për specialistët e administratës publike rritet 5 mijë lekë të rinj në muaj, për mësuesit rritet 3 mijë lekë të rinj më shumë në muaj, për herë të parë në sektorin e shëndetësisë do të ketë përveç indeksimit vjetor dhe më lejoni ta theksoj që për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të hyjë praktika e indeksimit vjetor të pagës në bazë të inflacionit, ndërsa në sektorin e shtetësisë, përveç këtij indeksimi, do të fillojë llogaritja e vjetërsisë në punë, që do të thotë në terma konkretë që paga mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131,700 lekë do të shkojë në 143,500 lekë të rinj në muaj.
Rritje pagash do të ketë edhe për mjekët dhe infermierët.
“Projektbuxheti 2026 ka dhe një rritje të rëndësishme të zotuar në procesin e fushatës zgjedhore dhe të zbatuar nga 1 janari 2026, kur do të rritet paga minimale për 307.850 punonjës të regjistruar në shtet apo në privat, që do të marrin 500 euro.
Rritja e pagës minimale në 500 euro, që do të thotë me ligj, askush nuk do të ketë një pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, nuk do të jetë rritja e fundit e pagës minimale, por vetëm e para, sepse gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë, siç e kemi premtuar, në 700 euro. Dhe jo vetëm kaq, por siç e kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë për 9 muajt e parë me 90 milionë euro, edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat, që e përsëris do të kenë një pagë minimale 500 euro.
Po ashtu rritja e re e pagave e përshkon projektbuxhetin 2026 për 10600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë, që do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të rinj në muaj, ndërkohë që për specialistët e administratës publike rritet 5 mijë lekë të rinj në muaj, për mësuesit rritet 3 mijë lekë të rinj më shumë në muaj, për herë të parë në sektorin e shëndetësisë do të ketë përveç indeksimit vjetor dhe më lejoni ta theksoj që për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të hyjë praktika e indeksimit vjetor të pagës në bazë të inflacionit, ndërsa në sektorin e shtetësisë, përveç këtij indeksimi, do të fillojë llogaritja e vjetërsisë në punë, që do të thotë në terma konkretë që paga mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131,700 lekë do të shkojë në 143,500 lekë të rinj në muaj.
Për mjekët në spitale nga 174,000 lekë do të shkojë në 186,000 lekë të rinj në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92,500 në muaj. Dhe po ashtu shumë e rëndësishme për punonjës të policisë së shtetit, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të rinj në muaj. E thënë ndryshe për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave pagat rriten si më poshtë:
Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të rinj në 84,500 lekë të rinj, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të rinj.
Për nënkomisarët, paga do të rritet në 101 mijë lekë të rinj, që me shtesën për kushte e punës dhe po ashtu për ushqimin shkon në 116 mijë lekë të rinj;
Për komisarët, paga do të rritet në 110,600 lekë të rinj dhe për shtesën në funksion të kushteve të punës dhe plus ushqimin do të shkojë në 125,600 lekë të rinj;
Dhe për drejtuesit e thjeshtë paga do të shkojë në 141,450 lekë të rinj dhe po ashtu me shtesën do të shkojë në 156,450 lekë të rinj. Është një rritje tjetër reale, sepse këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka komentuar progres-raportin e BE-s...
Sot në podcast-in e tij "Flasim", kryeministri Edi Rama ka...
Në seancë plenare janë ndërprerë diskutimet dhe është kalu...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërku...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një prononcim për mediat ka ...
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Kël...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Tonin ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Komisio...
Sot kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuven...
Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi ka replikuar në Kuvend m...
Deputeti i PD-së Blendi Himçi është shprehur se drejtoria ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i është pë...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur gjatë fja...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksio...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni G...
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, në nj...
Nisma Thurje ka një drejtues të ri në krye të saj. Përme...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...