Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit prezantoi në një takim me mësuesit Kodin e ri të Etikës për Mësuesit, i cili përcakton parime të qarta profesionalizmi, integriteti dhe bashkëpunimi, duke forcuar marrëdhëniet e respektit mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve dhe duke vendosur standarde të reja dhe të matshme për cilësinë e mësimdhënies.
Gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se Kodi i Etikës është një dokument që shkon përtej kuadrit administrativ dhe theksoi procesin gjithëpërfshirës në hartimin e tij, ku janë dëgjuar dhe përfshirë aktorët kryesorë të arsimit.
“Sot prezantojmë Kodin e ri të Etikës për Mësuesit, një dokument që nuk është thjesht një udhëzim administrativ, është një udhërrëfyes, një busull morale dhe profesionale për çdo mësues shqiptar. Ky kod është ndërtuar duke dëgjuar protagonistët, e kemi diskutuar gjatë për hartimin e këtij kodi me mësuesit, drejtuesit, këshillat e prindërve, kemi dëgjuar historitë, shqetësimet dhe pritshmëritë tuaja. Rezultati është një kod që bashkon traditën më të mirë shqiptare të respektit ndaj mësuesit me standardet më të mira europiane të etikës dhe integritetit. Është një kontratë e re besimi mes mësuesve, prindërve, nxënësve dhe patjetër shtetit. Një kontratë që vendos mësuesin jo vetëm si profesionist, por si lider, si model, si shembull që frymëzon një shoqëri të tërë”,-u shpreh Manastirliu.
Ministrja u ndal edhe te shtyllat ku është mbështetur Kodi i Etikës për Mësuesit.
“Kodi është themeluar në tri shtylla kryesore, në integritet profesional dhe personal të mësuesit, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve. Përfshirjen, transparencën dhe marrëdhënien me prindërit, komunitetin dhe nxënësit.
Etika në rrjetet sociale dhe hapësirat virtuale: Mësuesi është një figurë publike edhe në realitetin virtual. Kemi vendosur dispozita të qarta për komunikimin me nxënësit, mbrojtjen e të dhënave dhe ruajtjen e imazhit profesional në hapësirat e rrjeteve sociale.
Siguria e nxënësve është prioritet absolut për të gjithë ne. Ky kod është përfshirë për t’u hartuar edhe në planin tonë të sigurisë dhe fuqizimit të mekanizmave që ne sot kemi brenda shkollës për luftën kundër çdo forme të dhunës dhe bullizmit brenda shkollës dhe jashtë saj, ndaj mësuesi edhe përmes këtij kodi ka një rol aktiv në parandalimin e çdo forme dhune dhe diskriminimi, duke qenë pjesë integrale e mekanizmave të sigurisë brenda dhe jashtë shkollës.
Gjithëpërfshirja dhe transparenca: Ky kod thekson barazinë dhe mosdiskriminimin duke u mbështetur në standardet europiane të arsimit gjithëpërfshirës. Transparenca është e domosdoshme sidomos në marrëdhënie me prindërit dhe komunitetin. Etika në veshje dhe sjelljet publike: Mësuesi duhet të ketë një paraqitje profesionale të denjë për misionin e tij, ai përfaqëson shkollën edhe jashtë mureve të saj”,- deklaroi Manastirliu.
Manastirliu tha se ky Kod është i nevojshëm për të garantuar që shkolla të formojë jo vetëm profesionistë, por edhe qytetarë të përgjegjshëm e të barabartë dhe për këtë na duhen mësues me integritet, të pajisur me parime të qarta dhe standarde të reja./CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një prezantim të Strate...
Është ndërprerë seanca ku po shqyrtohet ankimimi i PD-së p...
Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e Strategjisë për Zh...
Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e Strategjisë për Zh...
Në përfundim të tryezës konsultative me përfaqësuesit e me...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në tryezën konsultative ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në tryezën e thirrur...
Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e Koalicionit PD-ASHM ...
Deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili nuk do të ketë një man...
Këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti në një dalje tel...
Drejtuesi politik i PD për Korçën, Ivi Kaso në një dalje t...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të mërkurë se ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në tryezën e prezantimi...
Kryeministri Edi Rama po prezanton këtë të mërkurë krijimi...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot lidhur me zhvillimet e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me lirimin e t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...