Video - Murrizi “nxjerr zbuluar” Veliajn/ Dëgjoni me kujdes! Ja çfarë deklaronte në fushatën e parë elektorale
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka...

Instituti i Studimeve Politike “i ka tërhequr veshin” partive politike për nisjen e parakohshme të fushatës elektorale.
ISP thotë se ka kryer monitorime dhe nga kjo ka vërejtur se drejtuesit më të lartë të qeverisë e PS-së, drejtuesit e bashkive, drejtuesit politikë të opozitës, përfshirë dy grupet në PD dhe PL, kanë zhvilluar vetëm gjatë muajit shkurt rreth 55 aktivitete elektorale.
ISP deklaron se fillimi i hershëm i fushatës elektorale ka cënuar parimet e mira zgjedhore dhe përbën një rast të dukshëm abuzimi nga ana e subjekteve politike kryesore.
Për këtë arsye, apelon qeverinë të ndalojë përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, bashkitë dhe administratën vendore të evitojnë aktivitetet elektorale dhe aktorët vëzhgues të kryejnë monitorim edhe në periudhën aktuale paraelektorale.
Deklarata e plotë:
Kodi Zgjedhor përcakton afatin kohor të fillimisht të fushatës elektorale. Sipas kalendarit aktual, fushata nis zyrtarisht më 14 prill dhe përfundon më 14 maj 2023. Pavarësisht përcaktimeve fushata de facto ka nisur prej kohësh dhe partitë janë duke zhvilluar aktivitete promovuese të kandidatëve në bashki të ndryshme.
Nga monitorimi i ISP-së rezulton se drejtuesit më të lartë të qeverisë e PS-së, drejtuesit e bashkive, drejtuesit politikë opozitës, përfshirë dy grupet në PD dhe PL, kanë zhvilluar vetëm gjatë muajit shkurt rreth 55 aktivitete me natyrë të qartë elektorale.

Në një shoqëri demokratike partitë kanë të drejtë të bëjnë aktivitete dhe të promovojnë idetë e veta, kandidatët e vet, por përcaktimi ligjor mbi periudhën e fushatës elektorale lidhet me disa detyrime:
- detyrimin për monitorim të financimit,
- detyrim për monitorim të raportimit në mediat publike/AMA,
- detyrim për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore,
- detyrim për monitorimin e donacioneve dhe grupeve mbështetëse,
- detyrim për monitorimin e kandidatëve dhe të subjekteve zgjedhore,
- detyrim për monitorimin e reklamave / spoteve në media
Në kushtet aktuale, kur zyrtarisht nuk ka nisur fushata, asnjë prej këtyre elementëve nuk monitorohen, nuk raportohen dhe nuk llogariten në elementë elektoralë, por de facto ato janë të tilla.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron sjelljen e partive dhe strukturave shtetërore në procesin elektoral. Nga kjo pozitë ISP vlerëson se fillimi i hershëm i fushatës elektorale ka cënuar parimet e mira zgjedhore dhe përbën një rast i dukshëm abuzimi nga ana e subjekteve politike kryesore.
- ISP apelon KQZ të adresojë shqetësimin tek subjektet elektorale për nevojën e respektimit të afateve ligjore për fushatën, si dhe ti trajtojë aktivitetet e tanishme si pjesë të fushatës elektorale me të gjitha detyrimet pasuese.
- ISP apelon partitë politike të bëjnë deklarim të rregullt të financimit të aktiviteteve të tyre publike, si dhe të respektojnë afatet ligjore, për të cilat vetë ato kanë votuar,
- ISP apelon qeverinë të ndalojë përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, duke ndërmarrë akte konkrete, si dhe ministrat, të qëndrojnë në detyrën ekzekutive në përputhje me mandatin kushtetues, duke evituar pjesëmarrjen në kohën e punës në aktivitete promovuese elektorale dhe partiake.
- ISP apelon bashkitë dhe administratën vendore të evitojnë aktivitetet me natyrë elektorale, duke respektuar parimet e Kodit Zgjedhor
- ISP apelon të gjithë aktorët vëzhgues të kryejnë monitorim edhe në periudhën aktuale paraelektorale, për t’i dhënë integritet të plotë procesit të monitorimit dhe nevojës për transparencë maksimale në procesin elektoral.
Zgjedhjet nuk janë një ditë, nuk janë vetëm akti i votimit, por janë një proces. Më shumë se emrat fitues kanë vlerë e rëndësi standardet zgjedhore, aftësia e Shqipërisë për zgjedhje me integritet dhe maturi, sfida për jetësimin e demokracisë funksionale./ CNA.al
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë dy lajme gj...
Pas deklaratës në Konferencën për Media të bërë në Selinë ...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, gjatë n...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie të Tiranës, Beli...
Ditën e nesërme, me datë 27 shkurt, do të mbahet mbled...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka përcjellë një mesazh ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë ditës së so...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se hetimi për...
Grupi i Enkelejd Alibeajt ka prezantuar kandidatin për...
Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se nuk mund të ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale...
Deputeti me 362 vota ka akuzuar qeverinë se po rrëmbet çdo...
Demokratët protestojnë, ndërkohë PD-ja ka një proces n...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punim...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se ...
Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Rama, ...
Kreu i PD-së, nga Gjirokastra, kujtoi lëvizjen e vitit 199...
Deputeti Tritan Shehu nga Gjirokastra në krah të Berishës,...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...