web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncoi ndryshimin e formularëve nga KQZ/ Galdini: Nuk ndërrohen kartat në mes të lojës

26 Shkurt 2023, 13:53, Politikë CNA

Denoncoi ndryshimin e formularëve nga KQZ/ Galdini: Nuk ndërrohen

Pas deklaratës në Konferencën për Media të bërë në Selinë e LRE-së ku denoncoi ndryshimin e Formularëve të mbledhjes së firmave mbështetëse nga qytetarët, kryetari i LRE dhe kandidati aspirant për kryetar bashkie i Tiranës Arian Galdini, vijon me deklaratat e tij të forta në rrjetet sociale.

Edhe pse vendimi i KQZ për ndryshimin e Formularëve e kthen punën e deritanishme me mbledhjen e firmave të LRE-së, në pikën zero, Arian Galdini deklaron se nuk do të tërhiqet e as dorëzohet por do të përpiqet deri në firmën e fundit, deri në sekondin e fundit të afatit ligjor për Regjistrimin si kandidat për kryetar bashkie i Tiranës.

"Mosrealizimi falet, mospërpjekja nuk falet", shkruan Arian Galdini në faqen e tij në "Facebook".

Postimi i plotë i Arian Galdinit

“Formulari i vjetër:

Të dashur miq,

Ky është Formulari i vjetër i mbledhjes së firmave mbështetëse nga qytetarët…

Ne si LRE prej javësh kishim nisur fushatën e mbledhjes së firmave me këtë formular të vjetër pothuajse në të gjitha Bashkitë kryesore në vend….

Vetëm në Tiranë ne deri pardje kemi pasur në Selinë e LRE të depozituara mbi 1500 firma mbështetëse nga qytetarët e Tiranës për kandidimin e Arian Galdini për Kryebashkiak i Kryeqytetit…

Por një vendim arbitrar, i ligë, i fshehtë dhe hileqar i KQZ, ka ndryshuar formularët e mbledhjes së firmave, duke i nxjerrë krejt të pavlefshëm të gjithë formularët e vjetër e për rrjedhojë duke i nxjerrë të pavlefshme edhe të gjitha firmat që ne kemi arritur të mbledhim deri sot…

Ky ndryshim Formulari në mes të “lojës” nga KQZ, është një poshtërsi e ulët e Rregjimit 3 Palësh PS - PD - PL, për të penguar, ndaluar, sabotuar, e mundësisht eleminuar nga mundësia e hyrjes në garë të cilësdo partie apo kandidati që po mblidhte firma mbështetëse nga qytetarët.

Nuk ndryshohen “kartat dhe rregullat e lojës” në mes të “lojës”…

Rregjimi 3 Palësh PS - PD - PL, synon me çdo kusht të eleminojë apo dëmtojë maksimalisht çdo kandidat e parti guximtare që synon përballjen e konkurimin në zgjedhje nëpërmjet firmave mbështetëse të qytetarëve…

Ne si LRE dhe unë si Arian Galdini, jemi të vetmit që po mbledhim firma prej javësh…

E na lind e drejta të mendojmë e dyshojmë se vendimi i KQZ, për ndryshimin e Formularëve për mbledhjen e firmave mbështetëse të qytetarëve, është një akt i poshtër politik i Rregjimit 3 Palësh PS - PD - PL, për të penguar, sabotuar ose eleminuar LRE nga konkurimi në zgjedhjet e 14 majit dhe veçanërisht për të ndaluar kandidimin e Arian Galdinit për Kryetar Bashkie i Tiranës…

Turp për KQZ dhe turp edhe për Rregjimin 3 Palësh PS - PD - PL…

Ne kishim në Tiranë mbi 1500 deri sot, e sot na duhet ta rinisim nga pika zero..

Për më keq akoma, kemi vetëm 2 javë kohë për të mbledhur 3500 firma me Formularin e ri…

A do tia dalim?

Nuk e di…

A do të tërhiqemi e dorëzohemi?

Kurrësesi…

Edhe pse KQZ dhe Rregjimi 3 Palësh PS - PD - PL, duan të na ndalojnë e pengojnë që ne të hyjmë në garë, ne nuk do të tërhiqemi…

Prej sot, rinisim punën nga pika zero, me Formularët e rinj, që në 2 javë ti mbledhim 3500 firmat e nevojshme në Tiranë…

E gjithë familja LRE kudo në çdo Bashki, këto 2 javë do përqëndrohemi të gjithë së bashku vetëm në Tiranë…

LRE përveçse në Malësi të Madhe dhe Pogradec, nuk do hyjë në zgjedhje në asnjë Bashki tjetër në 14 maj…

U kërkoj ndjesë të gjithë njerëzve tanë që kanë qenë deri sot duke punuar në terren për mbledhjen e firmave në të gjitha Bashkitë kryesore..

Por na duhet të tërhiqemi nga të gjitha Bashkitë e tjera përveç Malësisë së Madhe dhe Pogradecit dhe të përqëndrohemi të gjithë në Tiranë…

Kam nevojë për të gjithë ju këto dy javë në Tiranë tia dalim mbanë e ti mbledhim 3500 firma…

Kam nevojë për të gjithë LRE e njerëzit e LRE në Tiranë…

O do tia dalim, o do tia dalim…

Unë them tia dalim.

Faleminderit e bekime

Formulari i ri:

Ndërsa ky është Formulari i ri që ka miratuar rishtazi, beftas dhe krejt fshehurazi KQZ, në mes të “lojës”…

Në vend që KQZ të lehtësojë e ndihmojë punën e partive dhe kandidatëve që duan të konkurojnë në zgjedhje, KQZ, ndryshon kartat dhe rregullat e lojës, në mes të lojës…

Nëse prej 17 shtatorit 2022, LRE ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht se do të niste fushatën sensibilizuese për mbledhjen e firmave mbështetëse nga qytetarët e Tiranës me Formularët e vjetër që ishin në fuqi, e nëse Formularët janë thjesht një dokument ku vetëm regjistrohen të dhënat e qytetarëve që firmosin për të mbështetur një kandidat apo parti politike, pse duhej KQZ ta bënte ndryshimin e Formularëve tani?

Pse duhej KQZ ta konsideronte të nevojshëm a prioritar ndryshimin e Formularëve të mbledhjes së firmave mbështetëse të qytetarëve pikëtisht tani që jemi në mes të lojës, pikërisht tani kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të Regjistrimit të Partive dhe Kandidatëve????

E nëse ka parti dhe kandidatë që e kanë nisur proçesin e mbledhjes së firmave të qytetarëve me Formularët e vjetër që ishin në fuqi, atëherë përse KQZ nuk ka miratuar një dispozitë tranzitore që meqë ndryshimi i Formularit është bërë në mes të lojës, duhen njohur e pranuar edhe Formularët e vjetër edhe Formularët e rinj për zgjedhjet e 14 majit…????

Mos harroni se edhe kur u miratua euro, në vendet e BE ka pasur një periudhë tranzitore për njohjen e parave vendase derisa hyri në fuqi plotësisht euro…

Edhe kur shtypen monedhat e reja, ka gjithmonë një periudhë tranzitore të njohjes se monedhave të vjetra dhe të reja…

Dhe mbi të gjitha, mesa ka deklarime e dijeni publike, sot për sot të vetmet Parti Politike që po mbledhin firma mbështetëse nga qytetarët janë LRE - Lëvizja e Re dhe Nisma Thurje..

Dhe i vetmi Kandidat për Kryetar Bashkie në Tiranë, e madje në të gjithë Shqipërinë që po mbledh firma mbështetëse nga qytetarët, është Arian Galdini…

Atëherë a nuk na lind e drejta të dyshojmë e mendojmë se vendimi i KQZ për ndryshimin e Formularëve të firmave mbështetëse është bërë për të sabotuar e ndaluar garimin në zgjedhje të partive që po mbledhin firmat mbështetëse dhe të kandidatit për Kryetar Bashkie të Tiranës Arian Galdini?????

E po të mendosh se ne deri dje kemi pasur të arritura, realizuara dhe depozituara në Selinë e LRE mbi 1500 firma qytetarësh të mbledhura me Formularët e vjetër…

Ndryshimi i Formularit, na rikthen në Tiranë në pikën zero…

Ia nisim sot me Formularin e ri me zero firma, në pikën zero dhe kemi vetëm 2 javë kohë…

Na duhet të bëjmë një përpjekje epike dhe historike si komunitet.

2 javë kohë për 3500 firma me Formularët e rinj…

A do tia dalim dot???

Mund edhe mos tia dalim…

Por mosrealizimi falet, mospërpjekja nuk falet…

Une mendoj se duhe të përpiqemi me mish e me shpirt të gjithë bashkë.

Kemi 2 alternativa, ose do tia dalim, ose do tia dalim.

Unë them se do tia dalim.

Bekime e përqafime





Lajmet e fundit nga