“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës, Ivi Kaso, ka folur pas prezantimit me strukturat e partisë.
Ai komentoi përballjen me Niko Peleshin dhe gjendjen e strukturave në këtë qark, gjithashtu foli dhe për fatin e PD-së, e cila rrezikon të mbetet me kryetarin e saj në “arrest shtëpie” gjatë fushatës zgjedhore.
Kaso tha se strukturat e PD-së janë të motivuara për përballjen me mazhorancën.
"Sot u mbajtën dy mbledhje të rëndësishme kryesie, njëra me kryesinë e degës së Korçës dhe tjetra me kryesinë e degës së Pogradecit. Besoj se është mirëpritur jo vetëm kandidatura ime si kandidat për drejtues qarku, por mbi të gjitha angazhimi i ri i PD-së për t'i dhënë një imazh të ri procesit të riorganizimit të saj të brendshëm dhe procesit të përgatitjes për betejën e ardhshme zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit. I pashë të gjitha strukturat të motivuara, të cilat, jo vetëm në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kanë arritur një rezultat të mirë në këtë qark, por mbi të gjitha janë të përkushtuara për të bërë realitet premtimin e madh për të gjithë shqiptarët. Ky premtim vjen nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, me qëllim sigurimin e rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme.

Ky ishte takimi i parë, por këto takime, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të punës, deputetët e qarkut dhe drejtues të tjerë të lartë të strukturave, do të bëhen më të shpeshta duke filluar nga java e ardhshme. Ne do të jemi në terren, në një bashkëbisedim dhe angazhim të përditshëm me strukturat në bazë. Kjo do të ndodhë jo vetëm për procesin e riorganizimit të brendshëm të strukturave të Partisë Demokratike, por mbi të gjitha për një dialog të vazhdueshëm me qytetarët, në mënyrë që të jemi sa më pranë problemeve të tyre dhe, sa të jetë e mundur, t'u qëndrojmë pranë për çdo sfidë të përditshme, e cila për ta është një betejë mbijetese dhe përballje e vazhdueshme", u shpreh ai.
Kaso kometoni edhe aktakuzën e SPAK-ut për kreun e PD-së, Sali Berisha, të cilën e cilësoi proces të një persekutimi politik, ndërsa tha se Berisha do vijojë të motivojë demokratët pavarësisht nëse ndodhet në gjendje arresti, apo I lirë.
"Beteja e fundit zgjedhore e PD-së, për zgjedhjet për pushtetin vendor, nuk ka qenë aspak e lehtë. Siç dihet, PD-ja u përball me agresionin e mazhorancës, në kushte krejt të pabarabarta, në të gjitha bashkitë e vendit. PD-ja garoi pa logon, simbolin dhe vulën e saj. Iu mohuan komisionerët, koha televizive, financimi dhe, mbi të gjitha, emri i liderit historik dhe drejtuesit të zgjedhur me votë të PD-së në fletën e votimit. Pra, beteja zgjedhore nuk ishte e barabartë dhe nuk reflekton atë çfarë do të jetë beteja e ardhshme zgjedhore. Përballja në këtë qark nuk reduktohet në përballje emrash, por në përballje filozofish: filozofia e një subjekti që vjen në krah të qytetarëve, e angazhuar për të siguruar ndryshimin, dhe filozofia e një pushteti që i ka të gjitha pushtetet, por që, siç e tregojnë qytetarët e këtij qarku, ka bërë shumë pak për përmirësimin e jetës së tyre.
Për më shumë se 9 muaj, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për shkak të një persekutimi politik dhe përdorimit të drejtësisë si instrument, ndodhet në ‘arrest shtëpie’ politikisht të motivuar. Tashmë ai përballet edhe me një akuzë zyrtare, e cila shfaqet si një investim i drejtpërdrejtë i mazhorancës. Partia Demokratike do të ishte ndryshe në raport me qytetarët dhe entuziazmin që do të ngjallte, nëse kontakti i liderit me qytetarët do të ishte më i drejtpërdrejtë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin që kemi një lider të jashtëzakonshëm, të motivuar, i cili, pavarësisht sfidave, vazhdon të udhëheqë PD-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Sali Berisha do të jetë ai që do të udhëheqë betejën përfundimtare për fitoren e PD-së dhe për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, duke e nxjerrë atë nga gjendja aktuale.
Në lidhje me angazhimet tona në takimet e sotme me kryesitë e degëve, procesi që paraprin zgjedhjet është ai i rifreskimit dhe riorganizimit të strukturave të PD-së. Në disa raste mund të ketë mungesa, të cilat do të plotësohen sa më shpejt. Nga ana tjetër, do të bëjmë çfarë është e mundur për të siguruar bashkimin e çdo demokrati rreth flamurit të PD-së, përfshirë edhe ata që nuk kanë qenë pjesë e strukturave zyrtare. Këto dy procese do të ecin paralelisht dhe do të përmbyllen sa më shpejt, për të rikthyer strukturat e PD-së në një makinë elektorale të gatshme për zgjedhjet e ardhshme", deklaroi Kaso./ CNA
Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, ka zhvillua...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila publikisht e k...
Deputetja e PS-së, Evis Kushi ka folur për listën e Ra...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat u sh...
Juristi Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me aktakuzë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sërish për akuzat ndaj ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi sot masa...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti e ka quajt...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka vlerësuar qëndresën e protest...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në l...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka nxj...
Disa nga mbështetësit e dikurshëm të Lulzim Bashës u b...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar ...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Një thirrje e fortë është bërë nga protesta përpara Ba...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, e cilësoi Bashkinë e ...
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...