Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në mes të ditës së sotme, është kujtuar që ka reshje, ndërkohë që kjo situatë është prej tri ditësh prezente.
Sipas tij, në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor.
“Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energjia prodhohej përmes reshjeve të shtuara”, ka thënë Vasili në një dalje për mediat.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë, situata me të cilën po përballet vendi përsa i takon energjisë elektrike ka vetëm një emër menaxhim kriminal nga ana e qeverisë së Edi Ramës me qëllimin e vetëm, korrupsionin dhe grabitjen e miliona eurove.
Do t’u referohemi vetëm fakteve dhe dokumenteve të qeverisë për të treguar këtë korrupsion i cili mbrohet, mbështetet nga Edi Rama dhe drejtuesit e tij, të të gjitha niveleve.
Pyetja e parë:
1. A mund të parashikohej situata e reshjeve? Përgjigja është po. Vetë KESH ka shpenzuar mbi dy milionë euro për shërbimin e parashikimit të motit në nivelet më të përparuara si në të gjithë vendet europiane përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor.
Pra, ishte shumë e qartë që do të kishte një situatë të ngarkuar të reshjeve që do të prekte të gjithë Gadishullin e Ballkanit.
Duke njohur një situatë të tillë, të gjithë vendet që prodhojnë energji me burime hidrike, shtuan prodhimin për t’u ulur nivelin e baseneve dhe për t’u bërë gati për të pritur prurjet e shtuara të lumenjve.
Ndërsa qeveria e Edi Ramës, bën pikërisht të kundërtën në vend të prodhonte energji dhe të ulte nivelin e baseneve nga 14-20 nëntor bleu 42 mijë megavat energji.
Në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor. Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energji prodhohej përmes reshjeve të shtuara.
Ndaj u shit vetëm 16 mijë megavat, ndërsa 5 mijë megavat të tjera me çmim 202 euro për megavat u hodhën në det. Duke humbur në këtë mënyrë mbi 10 milionë euro. Dhe njëherazi duke përmbytur banorët e Shkodrës ndërkohë që gjithë kjo ishte plotësisht e eliminueshme. Po paradoksi nuk mbaron këtu. Për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor KESH bën ofertë për të blerë plot 42 mijë megavat ndërkohë që edhe shqiptari më i fundit, e di që basenet e hidrocentraleve janë të mbushura për shkak të reshjeve.
Pra, në vend që shqiptarët të furnizohen me energji nga hidrocentralët e tyre, energji e cila kushton 10 herë më pak sesa ajo që blen qeveria, ata janë të detyruar të përballen me korrupsionin dhe keqmenaxhimin kriminal të qeverisë e cila i vjedh, i përmbyt dhe i varfëron.
Ndaj çdo sekond, që Edi Rama qëndron në pushtet do të thotë një ditë shkatërrimi më shumë për vendin.
Ndërkohë që qindra milionë euro vidhen dhe grabiten me energjinë elektrike qeveria nuk ka para për pedagogët dhe studentët.
Ndaj përballja sy më sy dhe pa u zbrapsur me këtë qeveri është e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin dhe familjet shqiptare të cilat zhyten në mjerim e detyrohen të largohen nga vendi vetëm për shkak të qeverisjes.
Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të gjithë në këmbë për të çuar prapa hekurave qeveritarët dhe administratorët më të korruptuar që ka parë historia e Shqipërisë të cilët po shkretojnë ekonominë e vendit dhe ekonominë e familjeve shqiptare me vjedhjen e pamëshirshme të tyre./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar sot në Shkodër në qa...
Jorida Tabaku, deputetja e PD-së, në mbledhjen e Komisioni...
Deputeti Bujar Leskaj ka dhënë tri këshilla për demokr...
Deputeti dhe kandidati në primaret e PD-së, Belind Këlliçi...
Ditën e sotme është prezantuar një tjetër kandidaturë për ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e r...
Aktori dhe kandidati i primareve të PD-së për Tiranën,...
Ilir Alimehmeti, kandidati për primaret e PD-së për Ti...
Gerti Bogdani, kandidati i inceneratorëve në primaret ...
Belind Këlliçi, kandidati për primaret e PD-së për Tir...
Adriana Kalaja, kandidatja e primareve të PD-së për Ba...
Fatmir Merkoçi, kandidati për primaret e PD-së për Tir...
Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte pjesë e pana...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sëris...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një ta...
Një nga kandidatët e regjistruar në Primare, për Bashkinë ...
Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha ka prezantuar k...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehet i shqetësuar p...
Partia e Lirisë së Ilir Metës do të ketë një kandidat për ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...