Primaret për Vorën/ Tërhiqet nga gara kandidati
Një nga kandidatët e regjistruar në Primare, për Bashkinë ...

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat në qytetin e Lezhës.
Gjatë fjalës së tij ai ka nënvizuar ikjen e të rinjve nga vendi.
"Për të shprehur vullnetin e Partisë së Lirisë dhe vullnetin tim për një Shqipëri që iu përket të rinjve dhe një Lezhë që iu përket të rinjve dhe të rejave. Të gjithë atyre të cilëve duhet tua heqim nga mendja idenë se vetëm largimi nga Lezha dhe Shqipëria mund t’iu japë një jetë më të mirë. Kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës, të Shqipërisë, për të ardhmen e familjeve shqiptare dhe për të ardhmen e kombit tonë.
Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa iu takon të larguarve. Si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e shumë vende të tjera në gjendje lufte. Shkaqet janë të qarta, pasiguria e madhe për të ardhmen, korrupsioni i jashtëzakonshëm, pamundësia e të rinjve për të pasur një jetë të garantuar, me dinjitet, me paga që garantojnë një dinjitet në shoqëri dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen”, është shprehur Meta.
Sipas tij është koha për të bërë gjithçka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës, që quhet Rilindje.
Meta ka shkuar edhe më tej duke thënë se këtë gjë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm.
“Ju jeni dëshmitarë të dallimeve të mëdha në të kaluarën dhe të sotmen për sa i takon dëgjimit të zërit të qytetarëve, konsultimit me ta të projekteve të qytetit. Ju jeni dëshmitarë se si janë braktisur fusha e bregut të Matës, e Torovicës, Zadrimës dhe askush nuk punon sepse qeveria e ka braktisur bujqësinë e blegtoraninë jo vetëm në Lezhë.
Përse duhet të eksportojë Maqedonia 3 deri në 4 herë më shumë ushqime, prodhime bujqësore, blegtorale se sa Shqipëria. Në këtë vend pothuajse janë përgjysmuar dhe bagëtitë sepse nuk ka pasur asnjë politikë serioze për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Ndaj ikin shqiptarët nga kjo mungesë mbështetjeje, nga kjo mungesë perspektive.
Ikin nga mosrritja e pagave. Pse nuk rriten pagat, pensionet, ndihma ekonomike, pse nuk rriten tërë ato elementë të domosdoshëm që garantojnë një stabilitet social. Sepse rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë MF në një raport thoshte para disa ditës vetëm 70 kontratat nga këto PPP-të kemi arritur të monitorojmë nga 150”, u shpreh Meta./CNA.al
Një nga kandidatët e regjistruar në Primare, për Bashkinë ...
Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha ka prezantuar k...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehet i shqetësuar p...
Partia e Lirisë së Ilir Metës do të ketë një kandidat për ...
Kryeministri Edi Rama, sërish i është kundërpërgjigjur opo...
Një ditë më parë Kryesia e PD ka miratuar emrat e t të kan...
Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një ...
Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët ...
Ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, ka deklarua...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pasi kre...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacione E...
Deputeti demorkat Tritan Shehu ka folur për protestën ...
Kryeministri Edi Rama në takimin me operatorët turistikë n...
Oligert Muçllari prezanton kandidaturën në Primare për Bas...
Kryeministri Edi Rama e cilëson si një hap më pranë BE-së...
Kryetari i Partisë Demokratike ka folur lidhur me prot...
“Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpërsuar tonet në drejtim t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar sot SPAK-un me argum...
Lulzim Basha ish kreu i PD vizitën e mbrëmshme tek Panairi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...