web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Parlamenti i blinduar”/ Shehaj: Rama e ka zëvendësuar Kuvendin me grupin e PS-së

27 Korrik 2026, 10:26, Politikë CNA

“Parlamenti i blinduar”/ Shehaj: Rama e ka zëvendësuar

Agron Shehaj është rikthyer në Kuvend, ku gjatë fjalës së tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka zëvendësuar Kuvendin me Grupin Parlamentar të PS-së.

“Në Kuvendin e korrupsionit, e dija se nuk kisha për t’ia dalë. Të gjithë duhet të shikonin se si i trajtoni deputetët e opozitës, e trajtoni këtë Parlament si pronë private.

Nuk mund të më lejonit mua të vija në Parlament se do të ishte Edi Rama.

Edi Rama një njeri i lodhur, një kryeministër i rëndomtë, ku prej 2 muajsh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij. Nuk ka moral dhe kurajë të përballet.

Ju mblodhi juve në mënyrë patetike dhe në mënyrë të pafytyrë tallet me një zonjë të pamundur.

Kur ai tallej a u vutë në siklet apo jo. Ça të keqe ka të protestojnë njerëz të braktisur nga shteti.

Kuvendi totalisht i blinduar. Në vend që t’i dëgjoni i arrestoni. Kryeministri i Shqipërisë refuzon të flasë. E ka zëvendësuar Kuvendin e Shqipërisë me Grupin Parlamentar socialist”, tha Shehaj./ CNA





Lajmet e fundit nga