web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti: Fjalimi i Ramës një “déjà vu”, harron thirrjet për dorëheqje

25 Korrik 2026, 21:31, Politikë CNA

Deputeti: Fjalimi i Ramës një “déjà vu”,

Deputeti demokrat, Luan Baçi, ndau sot një koment lidhur me fjalimin e gjatë që mbajti të premten kryeministri Edi Rama.

Duke folur për A2 CNN, Baçi e cilësoi si një fjalim të përsëritur e të mbajtur shpesh nga Rama kur qeveria ka qenë në situatë të sikletshme.

Sipas deputetit, Rama u përpoq të shkakonte fajin nga vetja për qeverisjen socialiste, ndërsa harron se në shesh përballet me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Fjalimi i tij ishte një “déjà vu”, që e ka mbajtur shpesh kur qeveria është në situatë të sikletshme. Rama harron që pika e parë e kërkesave të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit. Nuk ia vlen të analizohet fjalimi i Ramës. Ishte i pritshëm, duke shkarkuar fajin nga vetja. Rama mendon se do ta kalojë edhe këtë herë, harron që këtë herë në shesh janë qytetarët dhe rinia”,-tha Baçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga