web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fragmentimi i investimeve publike/ Vetëm 7 bashki tejkalojnë pragun 31%

25 Korrik 2026, 22:24, Politikë CNA

Fragmentimi i investimeve publike/ Vetëm 7 bashki tejkalojnë pragun

Raporti i hartuar nga ekspertët e socialistëve për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 ka nxjerrë në pah të dhëna më konkrete lidhur me të ardhurat e bashkive dhe investimet vendore.

Bazuar në raport, këto investime në shumë bashki mbeten të copëzuara në projekte të vogla, pa lidhje me standardet e shërbimit dhe pa efekt transformues.

Ekspertët argumentojnë se ky fragmentim, i përshkruar si “pulverizim” në raportet e performancës, e dobëson ndikimin real të shpenzimeve kapitale.

Në vitin 2025, rreth 22% e buxhetit vendor u përdor për investime kapitale, ndërsa rreth 45,7% shkoi për paga dhe rreth 32,3% për shpenzime operative.

Pamja sipas bashkive është e diferencuar, 12 bashki shpenzojnë vetëm 1-10% të buxhetit për investime, 24 bashki nga 11 deri në 20%, 18 bashki nga 21 deri në 30%, ndërsa vetëm 7 bashki (Librazhd, Tiranë, Dimal, Shijak, Patos, Himarë, Kamëz) tejkalojnë pragun 31%./CNA

 





Lajmet e fundit nga