
Raporti i hartuar nga mazhoranca për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 ndalet edhe te skenarët e riorganizimit territorial të vendit dhe paraqitja e tyre për vendimmarrje në Kuvend.
Katër variantet për hartën e re konsiderohen për socialistët si opsione që harmonizojnë përgjegjësinë me kapacitetet e pushtetit vendor, në përcaktimet e së cilave theksohet avantazhi kryesor, pa anashkaluar edhe sfidat që vijnë nga secili rast.
Varianti 1: Decentralizim asimetrik
Harta territoriale ruhet e pandryshuar, ndërsa përgjegjësitë funksionale diferencohen sipas kapacitetit të demonstruar: funksionet bazë u mbeten të gjitha bashkive, ndërsa funksionet më kërkuese u ngarkohen vetëm njësive me kapacitet të mjaftueshëm ose ushtrohen përmes qeverisjes së përbashkët. Avantazhi kryesor është shmangia e kostove të një rikufizimi; sfida është ndërlikimi i kuadrit ligjor e institucional dhe tradita e kufizuar e bashkëpunimit ndërbashkiak, që mund të kërkojë një nivel shtesë qeverisjeje.
Varianti 2: Bashkime të mëdha
Konsolidim territorial gjithëpërfshirës, me objektivin që çdo bashki e re të ketë kapacitet të mjaftueshëm institucional për të ushtruar të 41 funksionet e Ligjit nr. 139/2015, me mundësi edhe për decentralizim të funksioneve të mëtejshme. Avantazhi është barazia funksionale e plotë e njësive; sfidat janë vështirësia për të ndërtuar njësi të nivelit A në disa rajone, respektimi më i kufizuar i parimit të subsidiaritetit dhe rreziku që diversiteti kulturor të marrë më pak vëmendje.
Varianti 3: Bashkime të mesme dhe rialokim i funksioneve plotësuese
Konsolidim i moderuar: bashkimet përqendrohen te njësitë me kapacitet të kufizuar, në mënyrë që çdo bashki të ushtrojë me siguri funksionet bazë dhe të zgjeruara, ndërsa funksionet e specializuara plotësuese rialokohet te qeveria qendrore, bashkëpunimi ndërbashkiak ose niveli i dytë vendor. Avantazhi është raporti më i mirë kosto–përfitim i ndërhyrjes; sfidat janë rreziku i ricentralizimit të disa funksioneve dhe, sërish, nevoja e mundshme për një nivel shtesë qeverisjeje.
Varianti 4: Bashki të përqendruara në funksionet bazë
Ristrukturim më rrënjësor i përgjegjësive: bashkitë, përfshirë mundësinë e njësive më të vogla, përqendrohen te funksionet bazë, ndërsa funksionet plotësuese dhe një pjesë e të zgjeruarave rialokohet te rregullime të tjera qeverisjeje. Avantazhi është përputhja më e mirë me parimin e subsidiaritetit; sfidat janë vështirësia praktike e ndarjes së njësive dhe potenciali i kufizuar për decentralizim të mëtejshëm.
Gjithashtu, raporti cilëson se vlerësimi i skenarëve nuk zhvillohet mbi preferenca, por mbi kornizën e 5 kritereve të miratuara paraprakisht; kriteri financiar-funksional me peshë 30%), ekonomik (20%), demografik (20%), distanca e aksesi (15%) dhe kohezioni social-kulturor (15%)./CNA
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me qëndri...
Ish-ministri Arben Malaj ka njoftuar sot se do të garojë s...
Raporti për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i ha...
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një d...
Në mbledhjen e grupit të PS-së dhe qeverisë kryeministri E...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qyteta...
Një ditë më parë, pas mbledhjes së grupit të PS dhe qeveri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar l...
Këtë të premte po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish ditën e hënë pë...
Ish-kryetari i PS-së Korçë dhe gazetar i "Zërit të Populli...
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Kël...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zbuluar se në javët ...
Pas Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka targetuar gjatë...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS-së d...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të...
Kryeministri Edi Rama u ka përcjellë një mesazh publik pro...
Kryeministri Edi Rama u ka bërë "dush të ftohtë" socialist...
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat para Kuvendit...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...