web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Protesta po nxjerr mllefin e shqiptarëve"/ Murrizi: Palo deputetëve të PS-së dhe PD-së nuk ua ndjen për qytetarët

26 Korrik 2026, 17:09, Politikë CNA

"Protesta po nxjerr mllefin e shqiptarëve"/  Murrizi: Palo

Ish-deputeti, Myslim Murrizi, shprehu sot kritika të ashpra për dy forcat kryesore politike në vend.

I ftuar në A2 CNN, Murrizi tha se në pesë zgjedhjet e fundit, përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së të votuar nga qytetarët janë shkëputur totalisht prej tyre dhe as nuk i takojnë.

“Në 5 palë zgjedhje, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025, palodeputetët e të gjitha forcave politike, po veçanërisht PS-PD, nuk përfaqësojnë qytetarët. Janë shkëputur nga qytetarët, nuk i takojnë, nuk ua ndjen”,-u shpreh Murrizi.

Më tej, ish-deputeti komentoi protestat qytetare kundër qeverisë që vijojnë prej më shumë se 50 ditësh, e që i konsideroi si një shfryrje të mllefit të akulumuar të shqiptarëve.

“I mirëkuptoj protestuestit në shfryrjen e mllefit të tyre të akumuluar, se është pjesë e vrasjes së frikës. Pra, kjo protestë për mua ka bërë dy gjëra shumë të mira dhe pozitive. E para, zgjoi nervin qytetar, në ndryshim nga protestat e thirrura nga Partia Demokratike. E dyta, i hoqi vellon false të sulltanit të Surrelit, që bënte teatër në çdo takim ndërkombëtar”,-tha Murrizi./CNA





Lajmet e fundit nga