VIDEO/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjirin e Hartës
CNA ka siguruar pamje ku tregohet se është aktivizuar vatr...
CNA ka siguruar pamje ku tregohet se është aktivizuar vatr...

Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, protestuan pasditen e së dielës, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit të pijshëm.
Të mbledhur në qendër të fshatit, ata thanë se prej dekadash përballen me të njëjtin problem, ndërsa investimi i kryer së fundmi në rrjetin e ujësjellësit nuk ka sjellë furnizimin me ujë për familjet e tyre.
Banorët akuzuan Bashkinë Maliq dhe institucionet përgjegjëse për mosmbikëqyrjen e punimeve, duke pretenduar se investimi është mbyllur pa dhënë rezultat. Sipas tyre, megjithëse janë shpenzuar qindra milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit, në rubinetat e banesave nuk ka ujë.
“Ne e dimë se si e kemi bërë me forcat tona, me investimet tona, duke u mbledhur lagje më lagje dhe duke marrë burimet e fshatit. Për 20 milionë lekë bashkia nuk investon, ndërsa u groposën qindra milionë lekë dhe sot nuk kemi ujë. Nëse bashkia nuk e bën, ne do t’i hapim vetë puset me lekët tona. Punimet nuk u kontrolluan nga askush. Na u tha se më 25 nëntor do të vinte uji në Zvezdë, por edhe sot nuk ka. Edhe cilësia e punimeve ka qenë shumë e dobët.”
Banorët thanë se prej vitesh detyrohen të sigurojnë ujin në mënyra alternative, ndërsa gjatë stinës së verës situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të temperaturave të larta. Ata u shprehën se një investim që duhej t’i jepte fund problemit, sipas tyre, ka rezultuar i pasuksesshëm.
“Fshati ynë është pa ujë. Kur vijnë zgjedhjet na marrin votat, pastaj na harrojnë. Sot, me këtë vapë, jemi pa ujë. Kemi vetëm një çezmë ku presim në radhë. Kjo është e papranueshme.”
Sipas protestuesve, mungesa e ujit ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të banorëve. Ata tregojnë se shumë familje detyrohen të zgjohen në orët e para të mëngjesit për të mbushur bidonët në çezmën e vetme që furnizon një pjesë të fshatit.
“Po të vish në orën 03:30 të mëngjesit, gratë janë në radhë me karroca e bidona për të mbushur ujë. Ka pasur edhe konflikte mes banorëve për ujin. Ne paguajmë taksa prej 35 vitesh, por nuk kemi as ujë, as rrugë dhe as investime. Edhe ujërat e zeza i kemi bërë vetë.”
Përveç mungesës së ujit, banorët ngritën shqetësime edhe për gjendjen e infrastrukturës në fshat. Ata thanë se rrugët, kanalizimet dhe shërbimet e tjera publike kanë mbetur të pazgjidhura prej shumë vitesh, ndërsa investimet, sipas tyre, kanë qenë minimale.
“Ka 30 vjet që Zvezda është pa ujë. Na kanë premtuar ujë, rrugë dhe energji elektrike, por kanë mbetur vetëm premtime. U investuan miliona për ujësjellësin, por ujë nuk ka. Askush nuk na ka shpjeguar se kush e bëri këtë investim dhe kush e kontrolloi. Bashkia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë atë që ka premtuar.”
Gjatë protestës nuk munguan as akuzat ndaj drejtuesve vendorë dhe qeverisë. Një prej banorëve tha se edhe pse për vite me radhë kishte qenë mbështetës i Partisë Socialiste, mungesa e zgjidhjes së problemit të ujit e kishte bërë të humbiste besimin tek institucionet.
“Ne protestojmë për ujin e pijshëm. Janë rreth 2200 banorë që vuajnë prej 36 vitesh për ujë. Na janë bërë shumë premtime, por nuk janë mbajtur. Nëse nuk merret zgjidhje, protestat do të vazhdojnë dhe javën e ardhshme do të bllokojmë rrugët kryesore.”
Banorët i bënë thirrje Bashkisë Maliq dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar furnizimin me ujë të pijshëm, duke theksuar se nuk do të ndalen derisa problemi të marrë zgjidhje. Ata paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre do të vijojnë të mbeten pa përgjigje, do të përshkallëzojnë reagimin me protesta të tjera dhe bllokim të akseve rrugore./ CNA
Me 75 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim, Kuvendi ka ...
Policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve që tent...
Zona rreth Kuvendit është rrethuar me efektivë të shumtë p...
Nis sot aplikimi online për përzgjedhjen e 10 programeve t...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e mbajtur të organiz...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me temë “Përballj...
Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, k...
Protestuesit kanë marshuar drejt Kuvendit ku janë përballu...
Forca të shumta policie kanë zbarkuar në terren për protes...
Sot do të zhvillohet seanca në Kuvend, ndërsa jashtë sallë...
Një tjetër zjarr është regjistruar këtë të hënë në kodrën ...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Sipas rend...
Raporti i Gjendjes së Mjedisit për vitin 2025, i publikuar...
Qytetarët e grumbulluar këtë të diel për protestën e 57-të...
Një raporti i hartuar për Gjendjen e Mjedisit 2025 vlerëso...
Këtë të diel, në Tiranë po zhvillohet protesta qytetare e ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka ndar...
Me rastin e 20-vjetorit, Festa e Birrës në Korçë do të zhv...
Një zjarr në përmasa të mëdha ka përfshirë sot Pyllin e So...
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit i Policis...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...