web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festa e Birrës në Korçë/ Zbulohen këngëtarët shqiptarë dhe grekë që do të ndezin atmosferën

26 Korrik 2026, 17:27, Aktualitet CNA

Festa e Birrës në Korçë/ Zbulohen

Me rastin e 20-vjetorit, Festa e Birrës në Korçë do të zhvillohet nga 12 deri më 16 gusht, duke sjellë për pesë netë atmosferë festive, muzikë live dhe mijëra vizitorë nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Risia më e madhe e këtij edicioni është zhvillimi i festivalit në ambientet e reja të Polit të Jugut në Drenovë, një hapësirë më e madhe dhe moderne, e krijuar për të ofruar më shumë komoditet për publikun dhe pjesëmarrësit.

Programi artistik i këtij viti sjell në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj greke.

Më 12 gusht do të performojnë Luiz Ejlli, këngëtarja greke Ivi Adamou dhe Eranda Libohova.

Më 13 gusht, publiku do të argëtohet me Magic 4 dhe këngëtarin grek Triantafyllos.

Mbrëmja e 14 gushtit do të sjellë në skenë Aurela Gaçen, Ledri Vulën dhe Devis Xherahun.

Më 15 gusht do të performojnë Endri & Stefi, Alban Skënderaj dhe Anxhela Peristeri, ndërsa nata përmbyllëse, më 16 gusht, do t’i përkasë Rilind Alimanit dhe grupit Three Dots, duke mbyllur edicionin jubilar të një prej eventeve më të mëdha verore në Shqipëri./CNA 





Lajmet e fundit nga