web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Doganierët grekë në grevë/ Ja oraret e bllokimeve nesër në 4 pika kufitare

26 Korrik 2026, 16:07, Aktualitet CNA

Doganierët grekë në grevë/ Ja oraret e bllokimeve nesër

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit i Policisë së Shtetit ka ndarë sot detajet e bllokimeve që ndodhin gjatë së hënës nëpër pikat kufitare të vendit me Greqinë, për shkak të grevës së paralajmëruar nga punonjësit e doganës greke.

Bllokimet do të jenë në këto orare:

Nga ora 07:00 deri në orën 11:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë dhe Tre Urat (Përmet);

Nga ora 05:00 deri në orën 09:00 (me orën shqiptare), në PKK Kapshticë (Korçë) dhe Qafë Botë (Sarandë).

Për shkak të kësaj greve, gjatë këtyre intervaleve kohore do të pezullohet lëvizja e automjeteve në këto pika të kalimit kufitar.

Sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

Me këtë rast apelohen të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë, të shtyjnë udhëtimin deri në përfundim të orarit të grevës, me qëllim shmangien e grumbullimeve në pikat e kalimit kufitar të sipërpërmendura./CNA

 





Lajmet e fundit nga