web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti për Gjendjen e Mjedisit/ Nivel alarmant i ajrit në Shqipëri, problem Tirana dhe Elbasani

26 Korrik 2026, 21:39, Aktualitet CNA

Raporti për Gjendjen e Mjedisit/ Nivel alarmant i ajrit në

Një raporti i hartuar për Gjendjen e Mjedisit 2025 vlerëson se cilësia e ajrit në qytetet shqiptare nuk është e një niveli shumë të mirë.

Bazuar në të dhënat e cilësisë së ajrit urban të monitoruar në periudhën Korrik-Dhjetor 2025, raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thekson se ndotësit kryesorë të cilësisë së ajrit urban janë pluhurat me diameter 10 mikrometer, sidomos në stacionin e Tiranës dhe Elbasanit.

Burimi kryesor i ndotjes në këto dy qytete është trafiku, pasi dhe stacionet janë instaluar pranë rrugëve me trafik të rënduar në qytetin e Tiranës dhe Elbasanit.

Raporti për Gjendjen e Mjedisit/ Nivel alarmant i ajrit në

Në stacionin e Tiranës janë konstatuar gjithashtu tejkalime të përqëndrimeve të NO2, ose nivele shumë pranë vlerës kufi të standardit.

Nga të dhënat e monitorimit ndër vite të realizuara nga AKM tregon se burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Shqipëri lidhen kryesisht me trafikun rrugor, aktivitetet e ndërtimit, si dhe përdorimin e lëndëve djegëse fosile për ngrohje./CNA





Lajmet e fundit nga