web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në Pyllin e Sodës/ Lamallari: Orë të vështira në Vlorë, strukturat në terren

26 Korrik 2026, 18:47, Aktualitet CNA

Zjarri në Pyllin e Sodës/ Lamallari: Orë të vështira

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka ndarë një reagim lidhur me situatën e zjarrit që ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari bën me dije se vatra në këtë pjesë të Vlorës dhe në disa zona të tjera ka sjellë orë të vështira, ndërsa thekson se strukturat ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

“Orë të vështira në Vlorë për shkak të vatrave të zjarrit në Pyllin e Sodës dhe në disa zona të tjera.

Ndjekim në çdo çast situatën në koordimin me të gjitha strukturat në terren që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Mirënjohje gjithashtu strukturave lokale dhe banorëve vendas për angazhimin. Prioriteti ynë mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e pasurisë natyrore.

Do të vazhdojmë të jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës”,-shkruan Lamallari./CNA





Lajmet e fundit nga