web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat para Kryeministrisë/ Rama: Revolucioni i flamingove, çarje për të hyrë armiqtë tanë

27 Korrik 2026, 09:49, Aktualitet CNA

Protestat para Kryeministrisë/ Rama: Revolucioni i flamingove, çarje

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e mbajtur të organizuar nga Ministria e Jashtme, foli për protestat në bulevard, të cilat ai i quan Revolucioni i Flamingove.

Sipas tij, revolucioni i flamingove ishte një çarje, një plasje që u shfrytëzua nga armiqtë e Shqipërisë për të krijuar një operacion të madh trollesh dhe avatarësh.

Rama theksoi se është thelbësore të forcohet rezistenca kundër kërcënimeve hibride.

“Është një shembull i jashtëzakonshëm i një plasjeje që u bë një mënyrë për të hyrë armiqtë tanë për të krijuar një operacion të madh trollesh dhe avatarësh. Ndërkohë ecim me vendosmëri drejt bisedimeve për anëtarësimin ne BE. Është thelbësore të forcojmë rezistencën kundër kërcënimeve hibride, që në fakt nuk është ushtrim burokratik, por një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie rezistente”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga