“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Gazeta Panorama dhe mediat e tjera të grupit Focus janë shndërruar në një ditar besnik të delireve të kryeparlamenares Elisa duke i kushtuar çdo ditë aq artikuj qesharakë sa dhe Zëri i Popullit i dikurshëm nuk i ka shkruar së bashku dy byroistëve Spiro & Pali. Në titujt e mediave të Irfan Hysenbelliut, që vijon të vetëetiketohet si i persekutuar i kësaj qeverisjeje, gjen të dokumentuar çdo hap që ka hedhur, çdo dorë që ka shtrënguar dhe çdo njeri të parëndësishëm që ka pritur Mamica e Skënderbeut modern.
Këtë të premte ishte përshkruar gjatë një miting rutinë i Spiropalit në Horën e Arbëreshëve në Itali ku nuk kishte asnjë lajm të ri dhe nga e cila kanë kaluar pa përjashtin të gjithë politikanët shqiptarë. Artikulli për këtë eveniment ishte pafundësisht i gjatë madje i shoqëruar edhe nga fjala e kreytares, e botuar e plotë.
Por në fakt çdo ditë ndodh kështu. Që prej një muaji, kur Spiropali u zgjodh me 75 vota në krye të kuvendit, pavarësisht se ç’farë bën apo thotë, ajo nuk mungon asnjë ditë në Panorama dhe Balkanveb. Të enjten qe botuar i plotë një status për Abdyl Frashërin. Pak ditë më parë një i tillë me fjalë standarte për Nënë Terezën.
Më tej akoma një status për festën e Abaz Aliut, ku brenda tekstit të botuar të plotë gjendeshin edhe banalitete të tilla: “Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar”.
Por e gjitha nuk mbaron këtu. A thyen Eva Buzo rekordin e kalimit me not të Adriatikut? Mediat e Irfanit nuk e kalojnë dot këtë ngjarje pa raportuar se ç’mendon Elisa. A pret kreyeparlamentarja në zyrën e saj, Mary Camajn, të renë shqiptaro amerikane, që veshi xhubletën, në “Columbia University”?
Kjo gjë trajtohet me rëndësinë e një scoop-i botëror. A bën status Rama për peshngritësit që morën medalje olimpike? Si një titull i veçantë nuk mund të mos raportohet edhe statusi i ish të preferuarës së tij.
Pra, Panorama dhe Balkanveb kanë shndërruar në politikë botuese këmbëngulëse raportimin për publikun e gjërë të banaliteteve të tilla që janë aq meskine sa edhe një grua do përtonte ti’a tregonte bashkëshortit, kur kthehet në mbrëmje nga puna në shtëpi. Asnjë lëvizje, ide politike apo propozim në favor të qytetarëve, pa folur për kritikv apo kontroll që roli real i pushtetit të katërt, por thjeshte kronika qokatare.
Psh kanë ardhur disa ambasadorë shqiptarë me pushime në gusht dhe pinë kafe me Elisën, ky fakt nuk mund të humbet pa u shkruar. Bën një takim në selinë e kuvendit ambasadori turk, këto media e japin të plotë komunikatën e nxjerrë nga zyra e Elisës.
Po të kontrollosh në google me hashtagun “kryeparlamentrja Spiropali”, nuk ka ditë që nuk gjen një titull për të tek mediat e Focus grup.
Natyrisht në këtë vend ndodhin gjëra shumë më të rënda sesa kjo marëdhënie prej delirantësh që kërkojnë kurim. Por, ky fenomen ka rëndësi për disa arsye. E para, sepse deri këtu ka degraduar angazhimi i atyre që konsiderohen media opozitare dhe të persekutuara nga regjimi.
E dyta, për humbjen e sensit të realitetit të atyre që janë në pushtet, të cilët me sa duket janë kaq të dehur, sa që kujtojnë se publiku duhet njohur me çdo duhmë gazrash që lëshojnë nga gropat e tyre.
Prandaj përgatisin komunikata që botues si ata të Panoramës ua botojnë të gatshme. Dhe së fundi për të kuptuar raportin që mediat kanë vendosur me lexuesit e tyre, duke i propozuar ta vështrojnë botën përmes syve të Elisës./ Lapsi.al
Kreu i PD-së Sali Berisha foli sërish për skandalin me...
Aktori Mehdi Malkaj pas daljes nga spitali i është rikthye...
Aktori Mehdi Malkaj ka kritkuar anëtarët dhe deputetët...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
“Çështja është si ta mbajmë bashkë këtë rajon, si ta mbajm...
Kryeministri Edi Rama ka folur në forumin e sigurisë Globs...
Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen për em...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar si njësoj si pë...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për mbledhjet që prite...
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, d...
Në një deklaratë, kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi m...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë një kërkes...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Kreu i PL-së Ilir Meta prej ditësh po oragnizon kampin...
Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka deklaruar se PS nuk do t...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen dhe ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në datën 1 shtator kab...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë e M...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...