Regjistrimi i zgjedhësve/ Topalli: Fillon një hap historik për shqiptarët jashtë vendit
Këtë të shtunë ka nisur procesi i regjistrimit të shqi...

Këtë të shtunë të 11 janarit nis procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që duan të votojnë më 11 maj, ndërsa procesi zgjat deri në 4 mars. Regjistrimi në listë bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë (PER-it) e cila administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike. Si fillim, emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni, ose një ‘email’, si dhe të dhënat personale, si ditëlindja, vendlindja, numri personal.
Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë. Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse iu ka skaduar afati. Dokument tjetër me rëndësi, është një vërtetim se personi banon aty ku është i regjistruar.
KQZ pranon dokumente të shumëllojshme, nga dokumentet e pronësisë, tek qiramarrjet apo faturat e ujit, gazit, energjisë, apo çdo abonim tjetër, përfshirë dhe dokumentet bankare. Adresa është e rëndësishme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i dërgojë fletën e votimit dhe materiale të tjera udhëzuese aty ku emigranti jeton.
Brenda 5 ditësh, KQZ-ja do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.
Dërgimi i fletës së votimit bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit postar.
Pasi të kenë marrë fletën e votimit, emigranti e plotëson atë sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke zgjedhur subjektin zgjedhor dhe/ose kandidatin që dëshiroi. Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025.
Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tek emigranti, si dhe kthimin e saj nga emigranti për tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të paguhen nga shteti shqiptar.
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë të paratss që do I mundësojnë diasporës të thojë fjalën e saj me votë./ CNA
Këtë të shtunë ka nisur procesi i regjistrimit të shqi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve n...
Kreu i grupit paralamentar i Partisë Demokratike, Gazm...
Opozita zhvilloi ditën e sotme protestën e 41-të para ...
Në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj Eri...
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Spor...
Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me d...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është dë...
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, të dhënë di...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se mohimi i koali...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin parlame...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se lufta e ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka denoncuar se efek...
Ndoshta duke e sulmuar i jepet peshë politike dikujt q...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u ka...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...