“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, të dhënë ditën e sotme, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka denoncuar Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.
Duke risjellë investigimin e emisionit “Plug” Garo denoncoi lidhjet mes Arben Rakipit dhe Erion Veliajt, ku studioja e zotëruar 55% nga djali i Rakipit mbron kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa në konflikt të pastër interesi.
“Firma Rakipi & Partners, veç të tjerash, është studio që mbron kryebashkiakun dhe te shoqen. Jo vetëm kaq por ortakët e saj paguhen në bordet e ojf-ve që bashkëshortja e kryebashkiakut drejton.
Në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 themelon kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners.
Rakipi zotëron 55% të aksioneve dhe familjarë të tij pjesën që mbetet e ndarë mes të birit dhe 2 ortakëve.
Siç rezulton nga dokumentet, Arben Rakipi, edhe pse i komanduar si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit”
3 ditë përpara se të hapej gara për funksionin në fjalë ai themelon një tjetër shoqëri, e regjistruar në QKB në korrik 2020, periudhë kur Arben Rakipi do të aplikonte për tu zgjedhur si Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit.
Rakipi vijoi i pashqetësaur edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4-vjeçar. Madje ai i shton shkeljet ligjore.
Pas më shumë se dy muajve nga emërimi, Arben Rakipi vendos t’ia dhurojë aksionet bashkëshortes, Vilma Rakipi. Por kjo nuk është më shumë se një manovër për të shmangur konfliktin e interesit.
Ai vetëm sa ndryshon emrin e aksionerit, pasi sipas regjimit bashkëshortor, ai mbetet përfitues me 50% i cdo pasurie të krijuar gjatë martesës.
Madje sipas kësaj kontrate Vilma Rakipi nuk do të mundej t’i tjetërsonte aksionet pa miratimin paraprak të Arben Rakipit”, tha Garo.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Florjana Garo e akuzoi Rakipin për nepotizëm dhe shkelje të ligjit me punësimet familjare në këtë institucion.
“Ligji 115/2016 dhe Rregullorja e Institucionit, në Nenin 23, parashikon që bashkë me Drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, edhe familjarët ndalohen të kenë aktivitet fitimprurës.
Shkeljet vijojnë, a thua se Arben Rakipi është një nxënës mbetës i Juridikut, dhe jo drejtori i shkollës që duhet të përgatisë elitën e Jurisprudencës shqiptare.
Përcaktimet në STATUTIN e kompanisë e theksojnë qartë mënyrën se si bëhet kalimi i kuotave të aksioneve. Sipas nenit 11 të statutit, të firmosur nga Arben Rakipi, përcaktohet se kontrata për transferimin e kuotave te bashkëshortja duhej të ishte e noterizuar sëbashku me vendimin e Asamblesë së Ortakëve.
Dokumentacioni i dorëzuar pranë QKB, fakton se kontrata dhe vendimi nuk janë noterizuar dhe QKB nuk duhet të bënte kalimin e kuotave pasi kontrata është nul.
Sipas përcaktimit në Statut dhe ligjit “Për Shoqëritë Tregtare”, Arben Rakipi është de facto dhe de jure aksioner i shoqërisë dhe kontrata nuk ka asnjë vlerë juridike.
Këto janë shkelje të rënda ligjore të kryera nga Arben Rakipi, i përzgjedhur tashmë dhe për një mandat të dytë në Drejtimin e Shkollës së Magjistraturës. Kjo është pjesa e parë e serisë së shkeljeve të Arben Rakipit. Ai e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në çiflig familjar.
Sipas verifikimeve, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e Magjistraturës bashkëshorten dhe motrën.
Gruaja e Rakipit, është punësuar në Shkollën e Magjistraturës si Profesore eksperte në trajnimin e studentëve për lëndët e krimit ekonomiko-financiar, PPP, Tendera, Tatime, Dogana etj.
Konflikti i interesit në rastin Rakipi thyen rekorde tribale: burri ka dy herë vartëse gruan, njëherë në kompaninë private dhe herën tjetër si pedagoge të shkollës që ai vetë drejton.
Zonja Rakipi në stilin e të shoqit, dhe për të fshehur konfliktin e interesit, është punësuar pranë shkollës së Magjistraturës me emrin Vilma Sharofi, pra me mbiemrin e vajzërisë.
Ndërsa motra e tij, Vera Rakipi është shefe departamenti pranë Shkollës së Magjistraturës.
Këto janë standardet e drejtësisë së re, mu në zemër të sistemit ku rriten juristët e ardhshëm.
Mentorët e tyre, në mësim u lektorojnë si të zbatojnë ligjin dhe jashtë tij e thyejnë sa herë u jepet rasti", tha Garo/CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se mohimi i koali...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin parlame...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se lufta e ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka denoncuar se efek...
Ndoshta duke e sulmuar i jepet peshë politike dikujt q...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u ka...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti, nga prote...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka fol...
Partia Demokratike do të rikthehet sot në protestë para Ba...
Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi...
Analisti Andi Bushati ka folur këtë të enjte për hetim...
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe E...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK nd...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se të gjit...
Ish-kryeministri dhe njëherazi keu i Partisë Demokrati...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka tregua...
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi këtë të en...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...