“Gilmando Dani punoi me Gonxhen”/ Berisha: Do t’i nxjerr me dhjetëra dëshmitarë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për debat. Kërkesa vjen pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin kohët e fundit, siç ishte vrasja në Rinas.
PD në kërkesë përmend edhe raportet ndërkombëtare përfshirë dhe raportin e DASH për pastrimin e parave të krimit në ndërtime dhe vepra publike.
“Z. Kryetar i Kuvendit. Në vitet e fundit, veçanërisht përgjatë vitit 2025, nga raporte të organizatave, institucioneve e mediave ndërkombëtare dhe shqiptare, Shqipëria është identifikuar si e ekspozuar ndaj krimit të organizuar, sidomos në trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, me ndikime mbi ekonominë, median dhe proceset zgjedhore.
Raporti INCSR 2025 i Departamentit të Shtetit' evidenton se korrupsioni, krimi i organizuar, boshllëqet në kuadrin ligjor dhe pengesat në komunikimin ndër-institucional e bëjnë Shqipërinë vulnerabël ndaj pastrimit të parave, ku kriminelët përdorin blerje pasurish të paluajtshme, projekte ndërtimi, asete virtuale dhe biznese të ndryshme për të pastruar paratë e pista.
Sipas raportit, organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë me organizata të ngjashme në Europë dhe Amerikën e Jugut, dhe trafikimi i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë një burim kryesor i flukseve të pastruara të parave. Po aty theksohet se ligjërimi i basteve online (mars 2024) "ngre shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë depërtimin e krimit të organizuar"
Sipas po këtij raporti të Departamentit të Shtetit, pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore, mashtrimin me kontrata qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabanden.
Ekonomia e Shqipërisë, e bazuar kryesisht në para cash, me një nivel të lartë i formal, të llogaritur në 30% të PBB-së, me kontrolle të dobëta kufitare dhe zbatimi të dobët të doganave lehtëson tregun e zi për mallrat e kontrabanduara. Remitancat dhe investimet nga jashtë herë pas here errësojnë burimet e fondeve. Krimi i organizuar pastron të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit.
Ne planin operativ, bashkëpunimi ndërkombëtar ka prodhuar disa goditje ndaj rrjeteve shqiptare/ballkanike. Më 21 maj 2025, Eurojust raportoi një aksion të përbashkët Itali-Shqipëri kundër 3 grupeve kriminale të organizuara, me 52 urdhra arresti për trafikim kokaine/heroine dhe pastrim parash, ngritje të një ekipi të përbashkët hetimor dhe sekuestrime miliona euro, përfshirë individë në nivelet më të larta të hierarkisë së këtyre grupeve kriminale. Në nëntor 2024, siç citohet në raportin e INCSR të vitit 2025, ishin 29 të arrestuar në një rrjet trafiku droge të drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë. me asete dhe drogë të sekuestruara në vlerë rreth 74 milionë USD”, thuhet ndër të tjera në kërkesë./ CNA

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është pyetur në konferencë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqi...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën V...
Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë fjalës së tij n...
Në Tiranë po zhvillohet ditën e sotme, Konferenca Vjetore ...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka folur për ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për fi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar p...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë deklarat...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme atentatin ...
Kryeministri Edi Rama po vijon lojën e tij për rastin “Vel...
Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot si të padrejtë pezulli...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për akuzat...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot lidhur me situatën e dr...
Kryeministri Edi Rama ka mëshiruar Erion Veliajn që ndodhe...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për ndarje...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk ka q...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat me nota...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...