“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Demokrati Ervin Salianji, i cili aktualisht vuan një dënim me burg për veprën penale “Kallëzim i rremë” ka reaguar për ngjarjen tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë.
Ai i krahason kushtet e tij me atmosferën e rënduar politike dhe shoqërore në vend, duke kritikuar qeverinë për keqqeverisje dhe dështime institucionale.
Salianji përmend vrasjen tragjike të një 14-vjeçari, duke e cilësuar si simbol të dështimit të strukturave shtetërore për të mbrojtur qytetarët.
"Për ta ndryshuar situatën, duhet të qendrojmë, të rezistojmë, të ngremë krye.
Shkurtimi i ditës, i ftohti dhe lagështira nuk e kursejnë këtë anë ku është vendosur burgu i Fierit dhe as qelinë nr 6. Këto kushte atmosferike nuk e bëjnë aspak më të mirë një dënim politik. Por, edhe më të rëndë e sjell atmosfera jashtë. Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shipërinë tonë. Punët po shkojnë përherë e më keq.
Teksa parakalon rëndshëm propaganda qeveritare sikur në polici dhe në Ministrinë e Brendshme po bëhet nami me konkurse e ndryshime, pasiguria për jetën ka shkuar në skaj.
Vrasja e 14 vjeçarit në derën e shkollës, pas një sherri të përsëritur, tregon dështimin skandaloz të gjithë qeverisë bashkë me atë dyzinë strukturash që ka në varësi, që janë aty, e kanë për detyrë të parandalojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin.
Nuk mundem as ta imagjinoj se si ndihen prindërit e Martinit. Ama në ekran pashë se i ati dhe e ëma u shfaqen me një kurajo të jashtëzakonshme. Dhe me një mesazh frymëzues. As histeri, as thirrje për hakmarrje. Dhe patën edhe empati, kur thanë se edhe prindërit e autorit s’duhet të jenë të lumtur, pasi asnjë baba nuk do që i biri të bëhet kriminel. Kërkuan drejtësi.
Ky ishte një prej manifestimeve më prekëse dhe më ndikuese besoj në opinion në kohët e fundit. Po ashtu dhe protesta që prindër dhe qytetarë bënë të enjten, marshimi I tyre nga vendi I ngjarjes tek Ministria e Arsimit, ku një ogertë u shfaq në një dritare për të kujtuar këdo se sa arrogante dhe e panndjeshme është rilindja.
Mësohet se fjala “Manifestim”, ka dalë më e popullarizuara, më e kërkuara në botë, sipas fjalorit britanik “Cambridge Dictionary”.
Në fusha të ndryshme, ka kuptim të ndryshëm. Ne si shoqëri në gjendjen ku jemi, kemi nevojë për sensin, manifestim, për të shprehur, për të kërkuar, për t’i dhënë zë asaj që aspirojmë, asaj që duam, asaj që meritojmë.
Europa ku duam të shkojmë, duket kaq larg me aktet që bën sot qeveria e kryeministri.
Vetëm një grimë, një hije, një tentativë reduktimi i lirisë të ketë, në një vend normal të kontinentit dhe në perendim, do të shohësh që kjo do të shoqërohej me manifestime masive.
Edhe pse sot pranohet nga shumë studiues se rreziku më i madh që i kanoset demokracisë është tirania e të ndenjurit mënjanë e qytetarëve, pra apatia.
Tek ne kjo është edhe më e theksuar për fat të keq. Dhe është po ashtu, terreni më i mirë për sunduesin që ka qejf ta shfaqë veten si artist.
Unë shpresoj se manifestimi, revolta, do ta gjejë humusin dhe tek ne dhe do të popullarizohet. Nëse duam një vend normal, duhet ta kërkojmë atë.
Nëse duam zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të maniftojmë për to.
Nëse duam në fund të fundit drejtësi, duhet të gjakojmë për drejtësi.
Asgjë nuk vjen vetë. Aq më keq po tja lësh në dorë qeverisë dhe kryeministrit. Ai ka treguar se zgjedh banditin dhe trafikantin ndërkombëtar të drogës, përpara çdokujt tjetër. Dhe për të mbrojtur një të tillë, sajoi farsën më të paprecedentë gjyqësore, dhe urdhëroi dënimin tim me 1 vit burg. Kjo erdhi, pasi unë bëra një manifestim. U shpreha, me zë të lartë kundër drogës, kundër kanabizimit, kundër krimit, kundër lidhjes së krimit me Ministrin e Brendshëm, me qeverinë, po në 11 vitë luftova e do vazhdoj të luftoj duke denoncuar modelin e kriminelit që kontrollon institucionet duke u kthyer në model për shoqërinë! Atë që shoqëria duhet ta izolojë Edi Rama e promovon, e ate që duhet ta prokovojë shoqëria si model qeveria e mënjanon dhe e syrgjynos.
Duke parë pasojat, dikush mund të mendojë se manifestimi qenka me kosto. Por, padyshim se më e lartë është kostoja e heshtjes, e qendrimit mënjanë.
Të gjitha paudhësitë e të keqiat, të gjitha të ligat e qeverisjes që kemi, e planeve djallëzore për ndarjen e pasurive dhe të buxhetit të shtetit me klientelë, përvetësimi dhe grykësia e madhe ministrore, këtë dëshiron. Që të mos ketë manifestim e revoltë!
Po shqiptarët nuk duan këtë. Kjo është e sigurtë. Po për ta ndaluar, e për ta ndryshuar situatën, duhet ta kërkojnë, të qendrojnë, të rezistojnë, të ngrenë krye. Të manifestojmë."/CNA
Kryedemokrati Sali Berisha do të zhvillojë një takim o...
Kryedemokrati Sali Berisha ka shpërndarë videon e një ...
Një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet, një fëmijë 14-vje...
PD denoncoi këtë të shtunë se KLSH ka konstauar dhjetë...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Organigama e grabitjeve të rilindjes nxjerr para kudo ku t...
Për të dytën herë, disa persona dolën para shkollës “F...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim ...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Të martën e 26 nëntorit do të mbahet protesta e radhës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti n...
Rezoluta për Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kus...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën...
Gjykata Kushtetuese ka pasur një reagim sa i përket vendim...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, gjatë një...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi vend...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...