Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mbajti një fjalim në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, duke vënë në dukje rolin e grave në politikë.
Ai vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të zonjave dhe vajzave, për të cilat tha se kanë qenë shtylla kryesore e Partisë Demokratike në aksionet dhe sfidat e saj politike.
Bardhi theksoi se angazhimi i grave në politikë është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm për suksesin e çdo gare apo aksioni politik.
"Shikoj që në sallë ka zonja, gra dhe vajza, të cilat tashmë kanë një jetë që janë aktive në Partinë Demokratike, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë parti. I kam parë shpesh në aksionet politike të Partisë Demokratike, ku në shumë raste janë më aktive sesa vetë burrat.
Kjo ndodh sepse, sipas këndvështrimit tim, çdo parti politike që synon të ketë sukses në çdo garë apo aksion politik, duhet t’i ketë zonjat në ballë, në krye, aty ku e meritojnë.
Eksperienca ime e shkurtër, jo shumë e gjatë në politikë, më ka mësuar një gjë: atë që arrijnë zonjat në aktivitete, aksione apo fushata, ne burrat ndonjëherë e kemi të vështirë ta bëjmë. Prandaj, nëse duam të kemi sukses në sfidat që na presin pas disa muajsh, zotimi që Sekretari i Përgjithshëm mori sot përpara jush duhet të jetësohet.
Ky zotim nuk duhet të jetësohet thjesht si kuotë gjinore – një betejë që Albana dhe koleget e saj të nderuara në parlament e kanë zhvilluar gjatë miratimit të Kodit Zgjedhor – por duhet të jetësohet sepse roli juaj është i pazëvendësueshëm.
Personalisht, kam pasur fatin që gjatë kësaj kohe të drejtoj një grup parlamentar që ka më shumë zonja sesa ka pasur ndonjëherë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm tha që pjesëmarrja e grave e bën politikën më paqësore. Unë, nga ana tjetër, kam parë shpesh që zonjat e grupit tonë parlamentar kanë qenë më luftarake sesa shumë burra brenda grupit. Kjo do të thotë se sa më shumë zonja të kemi në grupin e ardhshëm parlamentar, aq më fuqishëm do të luftojmë të gjithë së bashku për të mbrojtur interesin publik.
Angazhimi në politikë nuk është i lehtë për zonjat. Veçanërisht, angazhimi juaj gjatë këtyre 12 viteve, për shkak të regjimit të Edi Ramës, ka qenë shumë i vështirë. Kam takuar mësuese, mjeke dhe zonja punonjëse në administratë që angazhohen në Partinë Demokratike, dhe që më tregojnë se si, edhe në vitin 2024, vijojnë të intimidohen dhe të përndiqen, vetëm sepse angazhohen në politikë dhe janë pjesë e Partisë Demokratike.
Por, ndonëse flasin për intimidimin, presionin apo përndjekjen që u bëhet çdo ditë, në çdo bisedë me to shoh vendosmërinë për të vazhduar përpara, për të qëndruar, për të sakrifikuar dhe për të bërë më të mirën, sigurisht për Partinë Demokratike, por mbi të gjitha për Shqipërinë", theksoi kryetari i grupit parlamentar të PD-së./ CNA
Organigama e grabitjeve të rilindjes nxjerr para kudo ku t...
Për të dytën herë, disa persona dolën para shkollës “F...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim ...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Të martën e 26 nëntorit do të mbahet protesta e radhës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti n...
Rezoluta për Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kus...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën...
Gjykata Kushtetuese ka pasur një reagim sa i përket vendim...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, gjatë një...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi vend...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi...
Lulzim Basha iu servilos së fundi kryetarit të Partisë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sër...
Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina To...
Gjykata Kushtetuese dhe vendimin për ish-kryeministrin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...