Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhen fshatrat e Elbasanit edhe pse ato kanëpasuri të shumta natyrore.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka sjell në vëmendje rastin e fshatit Sopot ku fermerët janë detyruar që të shëshin vajin me 400 lekë për litër ndërkohë që sipas Boçit duhet të shitej me 800 lekë/litri.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrjen e fortë që ndryshimi duhet të fillojë fillimisht nga fshati.
"Sopoti e ka shitur vajin e ullirit sivjet me 400 lek për litër (më pak se 3.5 euro). Në fakt, zona ku ai banon është të paktën 20 e sa kilometër larg zonës industriale dhe shumë më lart se ajo. Për ta prodhuar vajin, ai dhe bashkëfshatarët e tij zvarriten me çdo mjet të mundshëm deri në Cërrik. I futur në thasë dhe në arka të vjetra - ulliri vritet, nxihet dhe oksidohet. Vaji i tyre e humbet cilësinë e lartë përpara se të prodhohet.
Nëse zona e tij do të kishte një fabrikë vaji dhe nëse mjedisi do të ishte i certifikuar si i pastër, çmimi i vajit ekstra të virgjër që prodhon Sopoti dhe njerëzit e tij do të ishte të paktën 8 euro për litër me shumicë. Kjo do t’i jepte Sopotit dhe çdo familjeje tjetër në po atë zonë më shumë se dyfishin e të ardhurave.
Vetëm zona e Gjergjanit ka mbi 1 milion rrënjë ullinj. Elbasani në tërësi si qark ka më shumë pemë ulliri edhe se Berati dhe është nr. 1 në Shqipëri në prodhimin e vajit.
Në kornizën e përgjithshme fshati i Elbasanit është tejet prodhimtar. Përfund edhe Labinot Mali shkëlqen me Sericën, të cilën braktisja shtetërore e ka lënë thuajse të izoluar dhe pa rrugë. Janë dhjetra fshatrat që prodhojnë pemë, qershi, ullinj, perime, patate, e gjithçka tjetër. Elbasani si qark prodhon bujarisht mbi 1.2 milion ton produkte bujqësore të freskëta.
Nëse Elbasani do ta kapërcejë një ditë stigmën e varfërisë, kjo do të nisë nga fshati. Edhe pse Elbasani është Qyteti i Qyteteve, zemra e vërtetë e qytetarisë shqiptare, është shkolla dhe zejtaria më fine e imagjinueshme, është shtëpia e esnafëve të shquar dhe e poetëve këngëtarë, është qyteti par excellence – përsëri e ardhmja e këtij rajoni do të nisë dhe do të buisë nga fshati.
Elbasani është prodhuesi i dytë më i madh në Shqipëri i bimëve medicinale dhe erzave. Kushtet natyrore e favorizojnë atë që të jetë prodhuesi kryesor.
Administratat socialiste i kanë braktisur qytetet me kohë. Por kjo vlen disafish për fshatin: rrugët janë lënë të shkatërrohen, uji dhe kanalizimet janë të standartit afrikan, shërbimet bujqësore janë përherë e më të shtrenjta, agronomë nuk gjen më dhe veterinerët janë më të shtrenjtë se spitalet private në Tiranë.
Toka është shpresa e fundit që u ka mbetur banorëve, të cilët kur nuk kanë bukë për të ngrënë – nisin fëmijët jashtë dhe lypin ndihmë ekonomike.
Mizoria e varfërisë i shtohet pafuqisë së fermerëve të vegjël për t’a nxjerrë prodhimin në treg.
Logjika e aplikimit të TVSH-së për produktet bujqësore dhe blegtorale që aplikoi administrata Rama rriti artificialisht me 20-30% çmimet e lëndëve të para, që fabrikat e vogla - ende larg konkurueshmërisë - duhet të fusin në treg.
Kjo ndodh ndërkohë që importet vazhdojnë të konkurojnë pa mëshirë fshatarin shqiptar.
Politika e regjistrimit të pronës në fshat ka dështuar totalisht. Për këtë arsye sektori bujqësor ka tërhequr vetëm 2% të totalit të kreditimit të ekonomisë. Çdo investim qeveritar në fshat shkon për blerje votash, jo për zhvillim të qëndrueshëm.
Fshati realisht ka nevojë për investime dhe për politika sektoriale të thelluara. Mbi të gjitha, fshati ka nevojë për një logjikë të re që mbështet sipërmarrjen më shumë se asistencializmin, një logjikë që forcon fermerët përkundër dëshirës së administratës së majtë për t’i marrë njerëzit peng.
Politika e së djathtës duhet ta pavarësojë njeriun nga shteti dhe ta shndërrojë shtetin në shërbëtor të qytetarit, të fermerit, të intelektualit, të të rinjve që kërkojnë një të ardhmen atje ku jetojnë e përkasin.
Detyra jonë është të ngrejmë një sistem të ri vlerash duke ngritur fuqinë e individit dhe shpirtin e tij të lirisë. Është turp që varfëria – si fjalë dhe si koncept - të ekzistojë më tej në trevën e pasur e të begatë të Elbasanit.
Unë nuk mund të flas për çdo qytet tjetër. Por e ardhmja e Elbasanit fillon nga fshati.", shkruan ai./ CNA.al
Lulzim Basha, ish-kryetari i Partisë Demokratike, ësht...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka rikujtuar kohën kur ishte Presi...
Kryeminsitri Edi Rama ka marrë pjesë në ekspozitën e Rexhe...
Enkelejd Alibeaj u është fshehur protestuesve të opozitës ...
Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari, ka folur rreth ngjar...
Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zb...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar si figurant në Parlame...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Ashtu si në çdo seancë plenare, edhe ditën e sotme mazhora...
Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e...
Enkelejd Alibeaj ka luajtur rolin në Kuvend duke kërkuar i...
Arlind Gjokutaj, ish-sekretari i Ministrisë së Financave, ...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali...
Kryeministri Edi Rama, të cilin opozita e pret dhe e kërko...
Drejtuesja e seancës parlamentare, Ermonela Felaj, pas dem...
Opozita po hedh baltë ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Kësh...
Katër kandidatë do të jenë në garë për Bashkinë e Tiranës,...
Deputetja Jorida Tabaku nuk do t’ia dijë se çfarë po ndodh...
Mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama do të mbahet me...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka qenë e...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...