Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një takim me degën në Berat.
Gjatë fjalës së tij, ai krahasoi situatën aktuale të vendit me vitin 1991, ku tha se ka disa ngjashmëri të pakrahasueshme.
Berisha tha se qeveria e sotme në 12 vite në pushtet hapi një gropë të madhe varfërie dhe për shkak të kësaj shqiptarët ikën dhe zbrazën Shqipërinë.
"Shqipëria e sotme, krahasuar me vitin 1991, është vite drite larg, por e vërteta është, për fatkeqësinë tonë, ka edhe disa ngjashmëri të pamohueshme.
Në vitin 1991, një pension ose një rrogë, e cila asokohe me paratë e zhvlerësuara ishte gjithsej 5 deri në 8 dollarë, unë si president merrja 16 dollarë në muaj.
Por çmimet ishin të atilla sa blije diçka, blije ndoshta edhe më pak se sa blen një pensionist sot me 160 euro pension.
Pra, e ka një ngjashmëri këtu.
Kjo qeverisje në 12 vite, hapi një gropë të madhe, një gropë të tmerrshme varfërie, nga e cila shqiptarët, ikën, ikën, ikën, e zbrazën vendin e tyre.
Ishte historike arritja kur ne dolëm në krye të vendeve të rajonit, përfshirë Rumaninë dhe Bullgarinë për rroga dhe pensione, për herë të parë ndoshta në shekuj."
Duke marrë parasysh varfërinë në vend, Berisha krahasoi Shqipërinë me Malin e Zi ku tha se pensionistët marrin 450 euro pension, ndërsa pensionistëve në Shqipëri u lihet të numërojnë kafshatat.
Gjithashtu, Berisha foli edhe për mungesën e ilaçeve në spitale dhe nivelin e ulët të arsimit, të cilat kanë nxitur korruspionin dhe vjedhjen e vendit.
"Çfarë ndodhi këto 12 vite?
Të tjerët na kanë tejkaluar ne 4 herë. Pensionisti i Malit të Zi merr një pension 450 euro. Rumuni merr sot rreth 750-800 euro rrogë.
Pra, ky, po ta përfytyrojmë në një mënyrë, ky lëshoi shqiptarët në një gropë varfërie në mënyrën më të pashpirt.
Merrni këtë vit, 8.2 miliardë euro buxheti, taksa tuaja e tëra. Nga 8.2 miliardë euro, u lihen atyre që numërojnë kafshatat, që janë pensionistët, gjithsej 16 milionë euro.
Fermerëve që japin 20 përqind të prodhimit të brendshëm të vendit, u lihen gjithsej 44 milionë euro, nga të cilat gjysma i merren nga aparati shtetëror.
Përjashtohen arsimi, në rënie kastastrofale, shkollimi i fëmijëve tanë. Ju e dini që ta mbash arsimin mirë është një përpjekje jetike për kombin dhe ne arritëm, jo në pozicionin që donim, por arritëm ngjitje vertikale në testin e PISA-s. Çfarë ndodhi me këta? Sapo u plotësua 8-vjeçari i tyre në pushtet, Shqipëria regjistroi rënien më të madhe në botë në cilësinë e arsimit, 69 pikë. Kjo është e vërteta.
Çfarë ndodh me spitalet? Dje unë kisha në zyrë një gazetar, që i jam shumë mirënjohës për punën e jashtëzakonshme. Unë jam mjek, e kam dashur dhe e dua me pasion të jashtëzakonshëm profesionin, por disa zhvillime në profesionin tim sot janë tmerruese, janë të paimagjinueshme. Kur sheh ti që nëna, motra, vajza, me sëmundje të rënda, nuk u funksionojnë për tre vite me radhë aparaturat e mjekimit të sëmundjeve të rënda. Dhe i lënë t’i marrin sëmundjet. Nga ana tjetër, vetë vendos kullën e fildishtë tek zyra e vet 5 milionë euro dhe del i përshëndet shqiptarët nga vazoja e blerë 5 milionë duke ushqyer peshqit.
Ilaçet për të sëmurët me sëmundjet më të rënda, mungojnë.
Dje bisedova, ai ka bërë studime të hollësishme. Nuk ishte vetëm aty ajo situatë, është në disa shërbime një situatë e tillë sepse kanë nxitur vjedhjen dhe korrupsionin në çdo qelizë të këtij shteti.
Kjo është e vërteta.
Pra, fitoren e keni në duart tuaja, është në duart tona.
Por kjo kërkon si ligj të parë takime intensive me çdo qytetar të Beratit dhe çdo qytetar shqiptar.
Në fakt, sot ekziston një front, më i gjëri që ka ekzistuar nga viti 1991 i pakënaqësisë ndaj qeverisë.
Na përket ne që këtë front ta bashkojmë dhe të shënojmë në datën 11 maj, fitoren më të thellë që kemi shënuar ndonjëherë."/CNA
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka zhvilluar një taki...
Më 11 janar, do të nisë procesi i regjistrimit të emig...
Sot është mbledhur Këshilli i Ministrave ku është miratuar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, viziton depu...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Programi i zhvillimit të pronave publike hyn tashmë në një...
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte u është përgjigjur kom...
Juristja Argita Malltezi, pas daljes së saj nga SPAK-u, ka...
Zyrtari i lartë i DASH Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me...
Drejtues politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Kël...
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, R...
Kryetari i PAA, Agron Duka tha në një deklaratë për mediat...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet...
Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi ka zhvilluar një ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dekl...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, për menaxhimin ...
8 janari i vitit 2022 shënon një nga datat më të zeza për ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se janë...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve nëse ulj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...