Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Programi i zhvillimit të pronave publike hyn tashmë në një fazë të re, me projekte transformuese të vizionit për Shqipërinë europiane 2030.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sipërmarrjes dhe sektorit bankar, me prezencën e përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, për prezantimin e kësaj faze zhvillimi, në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore, lidhur me hapësirat e punës dhe po ashtu në funksion të krijimit të partneriteteve me sipërmarrjen private për të ndërtuar vepra të reja të infrastrukturës publike, turistike, kulturore e sociale, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane dhe në bashkëpunim me institucione simotra në Europë të Korporatës Shqiptare të Investimeve.
"Sot prezantojmë një fazë të re të programit tonë të zhvillimit të pronave publike në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore, lidhur me hapësirat e punës dhe po ashtu në funksion të krijimit të partneriteteve, të cilat do të japin mundësi që nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë drejtpërdrejtë financiarisht edhe sektori publik.
Besoj që të gjithë i keni parasysh ende sot e gjithë ditën, skelete fabrikash apo ndërmarrjesh të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve, të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat tjetër, përveç degradimit të mëtejshëm të këtyre aseteve.
Ndërkohë që, ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, nisur posaçërisht nga eksperiencat e Italisë dhe të Spanjës, të cilat prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e Korporatës Shqiptare të Investimeve ose siç e quajmë edhe ligjërisht Albanian Investment Coorporation, struktura që janë pikërisht në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura shumë të fuqishme për ndërveprime dhe bashkëpunime komplekse me sektorin privat.
Faktikisht, sot ne jemi këtu për të prezantuar disa projekte të para që janë rezultat i konkurseve ndërkombëtare, projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta me sipërmarrjen. Natyrisht që do të vendosen përmes garave të hapura dhe që synojnë nga njëra anë, t’i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja, hapësira me standarde europiane për aktivitetin e administratës publike dhe nga ana tjetër, t’i japin mundësi sipërmarrjes që në këmbim të bëjë biznes, duke hyrë në një marrëdhënie me shtetin, të njëjtë si marrëdhënia e përditshme e sipërmarrjes në fushën e ndërtimit me pronarët privatë.
Nuk do të zgjatem më tutje me këtë prezantim hyrës sepse këtu bashkë me mua është ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është dhe drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve që besoj të gjithë së bashku do ta bëjnë të plotë mozaikun për të gjithë ju dhe pastaj jemi të gjithë në dispozicion për të gjitha pyetjet e mundshme që mund të keni për të sqaruar sesi do të funksionojë dhe si do të vijojë ky proces.
Unë jam i bindur që ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, një profil sipërmarrës, i cili do të na fusë edhe ne në klubin e vendeve që tanimë këto praktika dhe këto eksperienca i kanë shumëvjeçare dhe shumë të konsoliduara, por nga ana tjetër, ajo që është më e rëndësishmja është se si rezultat, shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, duke humbur kështu mundësinë që nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje të marrë edhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do të jetë një aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut.
Tjetra që është e rëndësishme është që nëpërmjet këtij instrumenti të ri, ne faktikisht ju japim mundësi të gjitha institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave të tyre publike dhe nga ana tjetër, i japim mundësi sipërmarrjes që në shumë raste kur, siç me siguri disa këtu e dinë, për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematika që lidhen me një copëz apo me një pjesë prone që është pronë e shtetit të mund të përdorin këtë instrument, jo më siç ka ndodhur në të shkuarën që ose duhet ta lëshoje atë pronë, flas për shtetin, pa marrë asgjë mbrapsht, por thjesht një çmim simbolik, por që në të shumtën e herës mbetej një procedurë e parealizueshme që tërhiqte zvarrë me vite e vite investimet private ose mos të reagoje fare dhe kështu, faktikisht, të pezulloje përfundimisht një mundësi zhvillimi privat.
Ky është një proces që ka nevojë, në radhë të parë, për një njohje të plotë nga të gjithë aktorët të mënyrës së funksionimit, ka nevojë për një dialog për të përmirësuar më tej mekanizmin sepse është vetëm fillimi i kësaj praktike të re dhe ka nevojë për transparencë dhe qartësi të plotë në mënyrë që të garantohet edhe konkurrenca dhe nga ana tjetër, që në fund të gjitha palët të dalin të kënaqura", tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte u është përgjigjur kom...
Juristja Argita Malltezi, pas daljes së saj nga SPAK-u, ka...
Zyrtari i lartë i DASH Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me...
Drejtues politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Kël...
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, R...
Kryetari i PAA, Agron Duka tha në një deklaratë për mediat...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet...
Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi ka zhvilluar një ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dekl...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, për menaxhimin ...
8 janari i vitit 2022 shënon një nga datat më të zeza për ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se janë...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve nëse ulj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është ve...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se syni...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të k...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me zëven...
Kryebashkiaku i Tiranës, nën hetim për 4 akuza nga SPAK-u,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...