“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e qytetit të Beratit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka përmendur disa arritje të Partisë Demokratike që në themelimin e saj.
Sipas Berishës, Partia Demokratike e shndërroi vendin në Shqipërinë e iniciativës së qytetarëve.
Gjithashtu, Berisha tha se PD-ja e nxorri vendin nga honet e varfërisë që gjendej edhe muajt e parë të vitit 1992, me të ardhurat për frymë vendi i tretë më i fundit në botë, ia doli ta rendisë në vitin 2008 në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
“Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Beratit, një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufishme dhe përulje me nderimin më të madh para të gjithë atyre qytetarëve, banorëve të këtij rrethi që me guxim, me vizion, themeluan 32 vite më parë, në kushtet e një diktature të egër, partinë e parë opozitare, PD-në si parti të vlerave më të larta të njeriut, të dinjitetit, të lirisë, të familjes, të atdhedashurisë, të interesit kombëtar.
Themelimi i PD në Shqipëri, e cila asokohe ishte Koreja e Veriut e Evropës, u prit si një surprizë, si një habi e madhe në mbarë Evropën dhe më gjerë.
Rikujtoj këtu pranverën e vitit 1991, kur përfaqësuesi juaj, do merrja pjesë në samitin e partive të qendrës së djathtë të Evropës, që në atë kohë quhej Bashkimi Demokratik Evropian.
Në atë samit, prania e Sali Berishës u quajt simbol i asaj që ka arritur Evropa.
Po çfarë ishte Sali Berisha? Ishte njëri prej jush, 3 muaj në Evropë. Po përsëri Sali Berisha u përfaqësonte ju, gratë dhe burrat guximtarë, atë të cilën të tjerët nuk e prisnin, bënë të pamundurën, përmbysën diktaturën hoxhiste, diktaturën më staliniste të Europës, në një kohë kur në të katër anët besohej se Shqipëria do mbetej Kuba e Adriatikut.
Pra, realisht PD ia doli të jetë surpriza e vërtetë e revolucioneve demokratike të viteve ’90.
Në të gjithë udhëtimin e saj, kjo parti pa diskutim me gjithë gabimet e saj, Shqipërinë hiperkolektiviste, e shndërroi në Shqipërinë e iniciativës së qytetarëve.
E shndërroi në vendin e shpresës.
E shndërroi në vendin, i cili nga honet e varfërisë që gjendej edhe muajt e parë të vitit 1992, me të ardhurat për frymë vendi i tretë më i fundit në botë, ia doli ta rendisë në vitin 2008 në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Ia doli që ekonomia shqiptare t’i rezistojë edhe krizës evropiane.
Ia doli që sektori privat të jetë udhëheqës dhe dominues në ekonominë e këtij vendi.
Ia doli të hapë Shqipërinë, ta anëtarësojë në Këshill të Evropës, të hapë negociatat me BE, ta anëtarësojë në NATO.
Pra, në këtë kontekst, po ta përmbledhim me një fjalë, PD u faktua para shqiptarëve një lokomotivë e vërtetë e zhvillimit të vendit dhe integrimit të tij euroatlantik.”/CNA
Më 11 janar, do të nisë procesi i regjistrimit të emig...
Sot është mbledhur Këshilli i Ministrave ku është miratuar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, viziton depu...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Programi i zhvillimit të pronave publike hyn tashmë në një...
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte u është përgjigjur kom...
Juristja Argita Malltezi, pas daljes së saj nga SPAK-u, ka...
Zyrtari i lartë i DASH Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me...
Drejtues politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Kël...
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, R...
Kryetari i PAA, Agron Duka tha në një deklaratë për mediat...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet...
Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi ka zhvilluar një ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dekl...
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, për menaxhimin ...
8 janari i vitit 2022 shënon një nga datat më të zeza për ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se janë...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve nëse ulj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është ve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...