Kuvendi zgjedh Ilirjana Nanon në krye të Komisionit Rregullator të KQZ-së/ Votohen anëtarët
Kuvendi ka zgjedhur me 116 pro, 2 abstenim dhe 2 kundër, I...

Kuvendi ka futur në rendin e ditës mocionin për debat për “Onkologjikun”. Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, bëri prezantimin në Kuvend.
Spahia citoi raportin e KLSH-së dhe deklaroi se AKBMP nuk ka kryer asnjë inspektim për 3 vite, laboratori ka kryer vetëm 8 analiza në 3 vite, programi për barnat antitumorale është i nënfinancuar.
Deputeti demokrat kërkoi hetim parlamentar, transparenë të plotë, rritje të buxhetit për barna dhe pajisje, garanci ligjore për listën bazë të barnave.
"Dje në Konferencën e Kryetarëve kishte një 'jo' për të dakordësuar mocionin për barnat e 'Onkologjikut'.
Ka një nxitim nga kjo mazhorancë për të votuar projektligje si ai për barazinë gjinore që janë tërësisht antibiologjikë dhe antiligjorë të bazuar në agjenda antikombëtare dhe antishqiptare.
Ngurroni për ata dhjetëra mijëra pacientë e familjarë, keni parë dhe emisionet investigative.
Sot duhet të diskutonim mocionin për debat për sëmundjet tumorale, por kjo shumicë zgjodhi ta refuzojë debatin. Ky Parlament është kthyer në shtojcë të ekzekutivit, është e trishtë që përfaqësuesit e qytetarëve vetëm ngrenë kartonët dhe zbatojnë urdhrat. Ky debat nuk është për të bërë politikë, por qytetarët kërkojnë trajtim bazik që nuk mund t’u refuzohet nga asnjë qeveri.
Shteti që duhet t’u ofrojë mbështetje u ka kthyer kurrizin, raportin e keni në sirtar zonja ministre, ndërsa ju keni përgjegjësinë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Raporti bën një pasqyrë të shërbimit ndaj qytetarit, të pacientëve që dergjen. Raporti tregon se 46% e barnave të autorizuara nuk janë eksportuar kurrë, farmacitë spitalore kanë barna të skaduara.
AKBMP nuk ka kryer asnjë inspektim për 3 vite, laboratori ka kryer vetëm 8 analiza në 3 vite, programi për barnat antitumorale është i nënfinancuar.
A ka sot pacientë në Europë dhe Britani që përballen me mungesë të kushteve spitalore dhe barnave?
Çdo vit buxheti për barnat ka rënë, ndërsa shifrat për konsulencë janë rritur.
Nuk ka shtretër, ekografia dhe mamografia nuk bëhen, pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat, PET Scan nuk funksionon.
Debati i refuzuar ishte për qytetarët, jo për opozitën, ndaj sot kërkoj një hetim parlamentar, transparenë të plotë, rritje të buxhetit për barna dhe pajisje, garanci ligjore për listën bazë të ligjit.
Kur të votoni mendoni jeni me pacientët apo kundër tyre?", tha Spahia.
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se nuk do të bëjë politikë me pacientët. Sala deklaroi se 3 ditë më parë është caktuar fondi prej 200 milionë lekësh për barnat në QSUT.
“Nuk dua të hyj në procedurat e parlamentit dhe nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe, që nuk është vetëm e imja dhe e qeverisë, por mbi të gjitha është personale pasi jam mjeke. E kam filluar karrierën pikërisht në atë spital, ku këto ditë kam prekur çdo skutë. Kam takuar pacientët, mjekët, infermierët, sanitarët. Pa zhurmë dhe pa median. Sfidat ekzistojnë dhe ne jemi duke vepruar. Vetëm 3 ditë më parë është aprovuar rialokimi i një fondi prej 200 milionë lekësh për barnat në QSUT”,-tha Sala.
Pas prezantimit dhe diskutimit mocioni u rrëzua me votat e mazhorancës./CNA
Kuvendi ka zgjedhur me 116 pro, 2 abstenim dhe 2 kundër, I...
Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me një minutë he...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në rrjetet so...
Blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga drejtuesin e kamioni...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, kërkoi sot përjashtimin...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka mbajtur fjalë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Gjatë seancës plenare në Kuvend, nuk kanë munguar as debat...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka mbajtur fja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, kërkoi që të kryhet auditi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak para nis...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka nderuar rektorin e Universitetit ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Sot, në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare, një seancë...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputet...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë ku ka ni...
Një sërë ndryshimesh janë bërë këtë të mërkurë në disa nga...
Këtë të mërkurë janë kryer dy ndryshime në prefekturat e v...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...