Aksidentoi 30-vjeçarin, i cili ndërroi jetë/ Pranga drejtuesit të kamionit
Blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga drejtuesin e kamioni...

Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në rrjetet sociale, ka njoftuar të tjera rritje në buxhetin e shtetit.
Rama tha se në vitin 2026 do të nisë praktika e indeksimit vjetor për pagat e punonjësve të sektorit publik, në nivel qendror dhe vendor. Korrektim, i cili do të bëhet çdo vit në bazë të inflacionit.
Më tej, Rama u shpreh se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 10 mijë e 600 punonjës shërbimi.
Kryeministri u ndal edhe te sektori i shëndetësisë, ku tha se përveç indeksimit vjetor do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.
“Ka një tjetër lajm shumë të mirë në projektbuxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor, edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.
Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton gati 100 milionë euro, qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.
Kështu konkretisht: 10600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do të përfitojë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të rinj në muaj. Për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të rinj. Mësuesit do të përfitojnë pagë, 3 mijë lekë të rinj më shumë në muaj. Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë, që do të thotë si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131.700 lekë në 143.500 lekë të rinj në muaj.
Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të rinj në muaj. Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92.500 lekë në muaj. Po ashtu, edhe për punonjësit e policisë së shtetit, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të rinj në muaj.
E thënë ndryshe, për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave pagat rriten si më poshtë:
Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të rinj në 84.500 lekë të rinj, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të rinj.
Për nënkomisarët, paga do të rritet nga 95.500 në 101 mijë lekë të rinj, e cila me shtesën për kushtet e punës dhe po ashtu, për ushqimin shkon në 116 mijë lekë të rinj.
Për komisarët nga 105 mijë në 110.600 dhe me shtesën për kushtet e punës, plus për ushqimin, shkon në 125.600 lekë të rinj.
Dhe për drejtuesit e thjeshtë, nga 130.500, paga do të shkojë 141.450 lekë të rinj, që me shtesën dhe me ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë të rinj.
Janë të gjitha lajme të mira për të gjitha këto kategori, sepse tani Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, të njerëzve që jetojnë me punë. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate për Shqipërinë 2030, meritojnë çdo vit e më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë.
Këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama./CNA
Blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga drejtuesin e kamioni...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, kërkoi sot përjashtimin...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka mbajtur fjalë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Gjatë seancës plenare në Kuvend, nuk kanë munguar as debat...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka mbajtur fja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, kërkoi që të kryhet auditi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak para nis...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka nderuar rektorin e Universitetit ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Sot, në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare, një seancë...
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputet...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë ku ka ni...
Një sërë ndryshimesh janë bërë këtë të mërkurë në disa nga...
Këtë të mërkurë janë kryer dy ndryshime në prefekturat e v...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e Qarkut Tir...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me ndrys...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka bërë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...