"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në rrjetet sociale disa pyetje që, sipas tij, SPAK-u duhet t’i drejtonte Departamentit të Drejtësisë në SHBA në lidhje me kompaninë "GSIS".
Meta shkruan se më 23 qershor 2026 përfundon afati i imponuar nga një gjykatë në SHBA, që ka urdhëruar kompaninë "GSIS" që për dy vjet të mos i japë asnjë informacion LSI-së lidhur me shërbimet dhe pagesat e bëra.
Sipas kreut të PL-së, SPAK-u duhet të kërkojë nga Departamenti i Drejtësisë dokumentin origjinal të ndërprerjes së marrëveshjes mes LSI-së dhe "GSIS", produktin e punës, informacion për produktin e punës dhe kontratën.
Reagimi i Metës
Pyetjet e munguara prej katër vitesh të tre prokurorëve të SPAK për Departamentin e Drejtësisë në SHBA.
Më 23 qershor 2026, përfundon afati i imponuar nga një gjykatë në SHBA, që ka urdhër kompaninë GSIS që për dy vjet të mos i japë asnjë informacion LSI-së lidhur me shërbimet dhe pagesat e bëra midis dy palëve sipas kontratës së 3 shkurt 2016, të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, në respekt të plotë të ligjeve antikorrupsion të të dy vendeve.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë.
Së pari dua të sqaroj se ky vendim ka shërbyer qëllimisht vetëm për të më pamundësuar mua të garantoj provat që më shfajësojnë nga akuzat, si dhe të kem mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza.
Ndaj në respekt të kontratës së ligjshme të 3 shkurtit 2016 midis GSIS dhe LSI dhe të vullnetit të shprehur nga autoritetet amerikane, për të dhënë të gjitha sqarimet e detajuara që do të kërkohen, po i ndihmojmë tre prokurorët e SPAK-ut me pyetjet e munguara prej katër vitesh që duhet t’i dërgojnë Departamentit në Drejtësisë në SHBA lidhur me këtë çështje:
1- Bazuar në pikën e Ndërprerjes së Marrëveshjes, duam dokumentin origjinal të ndërprerjes së kësaj Marrëveshjeje për të saktësuar:
a) Ditën kur janë ndërprerë ligjërisht këto marrëdhënie kontraktuale;
b) Personin konkret nga LSI që ka nënshkruar këtë Marrëveshje.
2- Nëse kjo marrëveshje vërtetohet se ka përfunduar, atëherë sipas detyrimit ligjor duhet në origjinal i gjithë produkti i punës që GSIS i ka dorëzuar LSI nga dita e parë deri në ditën e mbylljes së marrëveshjes.
3- Po kështu, në këtë rast GSIS duhet të dorëzojë të gjithë informacionin konfidencial që i ka dhënë LSI dhe të gjithë informacionin konfidencial që ka marrë nga LSI.
Kjo do ta ndihmonte SPAK të identifikonte personin përgjegjës në LSI që ka marrë informacionin nga GSIS apo edhe personin që i ka dhënë informacionin konfidencial të LSI drejtuar GSIS.
Sepse, siç mund të supozohet, jemi në rastin që kemi të bëjmë me të njëjtin person ose me dy persona të ndryshëm që duhet të merren në pyetje nga prokurorët.
4- Duhet të pyetet GSIS a ka ndodhur ndonjë transferim apo nënkontraktim i kësaj Marrëveshje dhe nëse po, kush është personi që e ka dhënë pëlqimin me shkrim sipas kontratës nga LSI?
5- Në kontratë, në fund të Marrëveshjes së plotë saktësohet se: “Kjo Marrëveshje mund të ndryshohet ose modifikohet herë pas here vetëm me marrëveshje me shkrim të të dyja Palëve të nënshkruara nga përfaqësuesit e autorizuar”.
Bazuar mbi këtë pikë të Marrëveshjes, a ka ndodhur ndryshimi ose modifikimi i Marrëveshjes? Nëse po të vihet urgjentisht në dispozicion të SPAK që të intervistohet personi nga LSI që e ka nënshkruar dhe personi që e ka autorizuar këtë ndryshim.
6- Meqënëse SPAK ka dyshime se shtetasi amerikan A.SH mund të ketë bërë pagesa të paligjshme në funksion të LSI me të ardhura të pretenduara nga korrupsioni në Shqipëri për llogari të GSIS, ju lutem të na siguroni pëlqimin me shkrim sipas kontratës në këtë rast që mund të ketë marrë nga LSI dhe se dyti autorizimin konkret që LSI supozohet t'i ketë dhënë A.SH.
7- Nëse kontrata nuk ka ndryshuar, duhen të dërgohen faturat origjinale që GSIS i ka dërguar LSI që të merret në pyetje personi konkret që i ka marrë sipas Marrëveshjes.
8 – Të dërgohen të gjitha pagesat që janë bërë nga LSI për GSIS në origjinal, që përsëri të merren në pyetje personat konkretë.
Janë edhe plot pyetje të tjera, por këto janë elementaret që i duhen përcjellë autoriteteve amerikane për kompaninë GSIS sepse vetëm transparenca mund të garantojë legjitimitetin e procesit.
Nëse këto pyetje nuk adresohen dhe këto të dhëna nuk merren atëherë është e qartë se tre prokurorët e SPAK nuk kanë patur kurrë interes zbardhjen e së vërtetës por vetëm i kanë shërbyer lojës politike, siç u vërtetua me akuzën e rrëzuar zyrtarisht që në 15 nëntor 2024 për gjoja lobimin 1 milion dollarë me “McKeon Group” për foton e pabërë me Presidentin Trump, njoftim që na u fsheh qëllimisht deri pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejtoi sot ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka depozituar ...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median estone...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me rapo...
Luçiano Boçi, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Adm...
Paraditen e sotme po zhvillohen seancat dëgjimore të Komis...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, tha sot...
Eric Wendt, i nominuari nga presidenti amerikan Donald Tru...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka folur për zgjedhjet ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar dit...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një konferencë për me...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë n...
Kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se asgjë nuk e ndal...
Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e pasdites së sotme ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar aferat që, ...
Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën është z...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...