“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend tha se me ligjin e ri “Për Shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë”, shërbimi spitalor në vend do të ketë një model të ri administrimi dhe menaxhimi.
“Ligji i ri ridimensionon shërbimet e kujdesit spitalor. Synon të garantojë për shërbimin spitalor një formë të re të funksionimit dhe të organizimit të spitaleve publike, duke përfshirë këtu modelin e autonomisë spitalore, për të siguruar më shumë transparencë të shpenzimeve në spitale. Do të mundësojë një sistem efikas kundër korrupsionit brenda sistemit shëndetësor dhe do t’i rrisë imunitetin sistemit duke shtuar garancitë për një shërbim cilësor. Do të sjellë një menaxhim efektiv të burimeve njerëzore. Një administrim dhe përmirësim të shpenzimeve dhe burimeve finanicare të spitaleve nëpërmjet kostifikimit të proçedurave klinike. Do të mundësojë investime në teknologji dhe inovacion nëpërmjet mundësive të reja që ai krijon për rritjen e të ardhurave dytësore të krijuara nga spitalet. Do të aplikojë shërbime klinike sipas standardeve më të larta në spitalet e akredituara”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se ligji i ri parashikon aplikimin e modelit të autonomisë spitalore, e cila do të jetë në dy forma.
“Për herë të parë futet koncepti i autonomisë spitalore, një tjetër risi e projektligjit. Autonomia si pjesë integrale e menaxhimit të sistemit spitalor publik garanton barazi, aksesueshmëri, cilësi, siguri, në ofrimin e shërbimit shëndetësor në kohë për pacientin. Autonomia spitalore parashikohet të jetë në dy lloj formash. Modeli i autonomisë menaxheriale që garanton dhënien e autonomisë administrative, organizative dhe rregullatore të spitaleve. Dhe modelin e autonomisë financiare që garanton transformimin e spitaleve publike në institucione që vetëfinancohen, financohen nga buxheti i shtetit, për shërbimet e përcaktuara dhe gjithashtu vlerësohen që të ardhurat dytësore, të ardhurat nga veprimtaritë e tjera të spitaleve të mundet të përdoren nëpërmjet akteve nënligjore”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli për një organizim të ri të shërbimit spitalor kur tha se: “Shërbimet specialistike në rang rajoni do të përcaktohen në Planin Kombëtar Spitalor duke mundësuar një organizim më efektiv spitalor e mbi të gjitha një menaxhim shumë më të mirë dhe efektiv të burimeve njerëzore dhe financiare. Parashikohet në këtë ligj ndarja e spitaleve publike sipas modeleve spitalore krejt të veçanta duke sjellë një mënyrë të re organizimi. Parashikohet rikategorizimi i spitaleve duke mirëpërcaktuar lloje të spitaleve që në ligjin aktual, pra atë që shfuqizojmë sot, nuk ekzistojnë, sikurse janë spitalet ditore, apo spitalet në nivel rajoni”.
Një tjetër risi e këtij ligji janë praktikat dyfishe për mjekët e sistemit shëndetësor publik, ndërkohë që Manastirliu tha se përfshihet si koncept për herë të parë shërbimi i turizimit shëndetësor.
“Praktika e dyfishtë që nënkupton se mjekët në spitalet publike mund t’u jepet mundësia, sigurisht brenda një strukture dhe akteve nënligjore në fuqi, të rregulluara, për të ofruar jashtë regjimit të punës dhe pa cënuar shërbimin publik, mundësinë për të ofruar shërbime të konsultave ambulatore për pacientë jashtë sistemit të referimit është një risi tjetër e këtij projektligji. Dhe gjithashtu prezantimi i konceptit të shërbimit të turizmit shëndetësor sërish i përfshirë në këtë projektligj”, tha Manastirliu./ B.A. - CNA.al
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një prononcim ng...
Teksa Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të mba...
Partia Demokratike ka ditë që ka nisur përgatitjet për pro...
Protestës së sotme në Tiranë, të organizuar nga Partia...
"Bashkohuni me protestën, me zërin e shqiptarëve nga t...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas d...
Duke diskutuar mbi raportin e Komisionit të Prokurimit...
Pak orë para protestës, anëtari i Kryesisë së Partisë ...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar Kryeministrin, ndërsa...
Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe, vijon të bëjë “opoz...
Pasditen e sotme në orën 19:00 do të zhvillohet protesta p...
Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka sjellë në vëmen...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të fort...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkruan se sot...
Ministrja Elisa Spiropali dhe deputetja Jorida Tabaku ...
Ka disa personazhe në politikën shqiptare, që ngjasojnë jo...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, dhe Taulant Balla, ja...
Teksa ka folur për gjenocidin e Srebrenicës, kreu i PD...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...