Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe, vijon të bëjë “opozitarin” në Kuvend, ndërsa “viktimë” në seancën e sotme ka qenë ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, të cilën e ka thirrur në interpelancë.
Gjatë fjalës së tij, Erion Braçe, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në lidhje me situatën e bujqësisë në vend.
Braçe evidentoi rritjen e kostove të prodhimit nga fermerët dhe kërkoi nga qeveria të publikojë ndihmën e dhënë për bujqit në këtë situatë.
Ai nxori emrat e grumbulluesve që sipas tij, e blejnë shalqinin me një çmim minimal në zonën e Myzeqesë dhe në rajon e shesin disa fish më shtrenjtë.
“Heshtja për një kulturë aq masive sa ç'është shalqini dhe që po zë një peshë shumë të rëndësishme të të gjithë eksportit nga Shqipëria në të gjithë Europën është e papranueshme. Kam monitoruar të dielën deri të martën që ishin ditët e krizës së shalqinit. Sot është dita e së vërtetës, pas një deklarate të gjatë të grumbulluesve që po i dilnin për zot dhe po u shpëtonin jetën bujqërve dhe që unë po ua shkatërroja e kështu me radhë”, tha Braçe.
Sipas tij “'Tomato Al' ka shitur ditën e diel me 23.8 lekë. Të gjithë ata që na dëgjojnë e dinë që të dielën është mbledhur shalqini vetëm me 9 deri në 10 lekë. 'Romir' sh.p.k. është më interesanti, ka shitur të dielën 220 tonë shalqi në Kosovë, e ka mbulur me shalqi. Me 15.5 lekë. 'LB Fruits' 2006, ka shitur në Hungari me 40 lekë. U vjen gjynah këtyre njerëzve që bujqve shkojnë ua marrin me 8-9 lekë për kg dhe për vete e shesin 40 lekë për kg. Fraeno e ka mbledhur në Kosovë me 12 cent dhe 14 cent në Bosnje, ndërkohë që e ka blerë me 8 lekë. 'Doni Fruits' ia shet vetes një herë me 12 cent, një herë me 11 cent”.-tha Braçe.
Ndërsa Krifca tha se bujqësia shqiptare po qëndron në konsistencë duke siguruar sipas saj edhe rritje.
Ministrja Frida Krifca tha se deklaratat se bujqësia janë në vendnumëro, janë lajme të rreme dhe të dëmshme për mobilizimin kombëtar.
"Impakti i luftës në Ukrainë ndikon në koston e prodhimit të fermerëve tanë. Kemi marrë masa për menaxhimin e një situate që nuk e dimë si do të shkojë. Më duhet të qëndroj kundër diskursit politik të opozitës mbi performancën e bujqësisë shqiptare. Zaptimi i zyrave të bujqësisë për të bërë diversion politik është akt i dënueshëm që bujqësinë nuk e ndihmon. Deklarata që bujqësia është në vend numëro, është në pikiatë, është një lajm i rremë, thellësisht i pavërtetë dhe i dëmshëm për mobilizimin kombëtar. Kjo nuk ndihmon, por minon sigurinë ushqimore në vend. Në një situatë të paprecedentë që prek zinxhirin ndërkombëtar transportues bujqësia shqiptare po qëndron në konsistencë duke siguruar edhe rritje. Kemi një rritje pre 3% të prodhimeve bujqësore."- tha Krifca./CNA.al
Pasditen e sotme në orën 19:00 do të zhvillohet protesta p...
Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka sjellë në vëmen...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të fort...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkruan se sot...
Ministrja Elisa Spiropali dhe deputetja Jorida Tabaku ...
Ka disa personazhe në politikën shqiptare, që ngjasojnë jo...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, dhe Taulant Balla, ja...
Teksa ka folur për gjenocidin e Srebrenicës, kreu i PD...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u ka drejtuar një...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur në Kuvend lidhur ...
Deputetja Jorida Tabaku u ka bërë thirrje të gjithë de...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shfaqur sot në K...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka drejtua...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, akuzoi Kuvendin se po...
Protesta e thirrur sot nga demokratët përpara Kryemini...
Deputeti Enkelejd Alibeaj e ka kthyer në zakon që çdo sean...
Sot në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta kombët...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...