"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...

Kuvendi i Shqipërisë bëri publike të premten analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku përfitimet financiare që burojnë nga statusi i deputetit shkojnë në 200 milionë lekë ose 44.2 për qind e totalit të shpenzimeve operative të institucionit.
Bëhet fjalë për rimbursime për shpenzime telefonike, karburanti, dieta brenda vendi, honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe mbulimin e qirasë së banimit për deputetë që nuk jetojnë në Tiranë.
Këto shpenzime konsiderohen si përfitime financiare shtesë mbi pagën për deputetët dhe janë të sanksionuara në “Statusin e Deputetit” dhe vendimin e Kuvendit”Për trajtimin e deputetëve”.
Ndërkohë, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit, bileta, dieta dhe akomodim i kanë kushtuar buxhetit 60 milionë lekë për vitin 2025, shumë që Kuvendi e emërton si nëngrup të ‘konsiderueshëm’ në zërin e shpenzimeve operative.
Buxheti i Kuvendit ndahet në dy programet buxhetore; programi i “Veprimtarisë legjislative, diplomacisë dhe kontrollit parlamentar” dhe programi mbështetës “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”.
Sipas analizës së Kuvendit, buxheti i programit legjislativ zë peshën specifike më të madhe, përfshin shpenzimet për paga e kontribute të deputetëve dhe stafit politik; përfitimet financiare të deputetëve që burojnë nga statusi i deputetit; shpenzime të udhëtimeve jashtë shteti, organizime të konferencave, të pritje e përcjellje të delegacioneve, pagesa të përkthyesve dhe ekspertëve të jashtëm.
Pagat dhe kontributet shoqërore në buxhetin faktik shkojnë afërsisht 1.2 miliardë lekë.
“Përbërja e burimeve njerëzore (sipas numrit faktik të vitit 2025) është: deputetët zënë 32 % të numrit faktik për vitin 2025, stafi politik 14 %, nëpunësit civile 44% dhe punonjësit mbështetës zënë 10% të totalit të numrit faktik,” thuhet në analizë.
Në zërin e shpenzimeve operative janë shpenzuar dhe 11 milionë lekë pagesa për honorare ndaj ekspertëve të jashtëm në komisione hetimore apo të posaçme, 16 milionë lekë për pagesa për ekzekutim të vendimeve gjyqësore, mirëmbajtje të sistemeve elektronike dhe pajisjeve të zyrave, 49 milionë lekë si dhe për mirëmbajtje të zyrave 14 milion lekë. 28 milionë lekë të tjera janë shpenzuar për faturat e ujit dhe të dritave, shpenzime transporti dhe blerje kancelarie.
Kuvendi gjatë vitit që shkoi ka realizuar dhe disa investime kryesisht në teknologji informacioni, mes të cilave edhe 30 milionë lekë për transkriptimin e të dhënave audio- video të Kuvendit bazuar ne inteligjencën artificiale, 5.6 milion lekë për realizimin e sistemit për ndërveprimin me publikun dhe 1.2 milionë lekë për krijimin e një aplikacion i ri, me emërtimin “Kuvendi i Shqipërisë.
Në këto investime janë blerë dhe dy autoveturave me vlerë 14.5 milionë lekë dhe pajisje e arredime zyrash në shumën 23 milionë lekë, në të cilat përfshihen tapete ceremoniale, ndriçues për sallat e komisioneve parlamentare dhe arredim i zyrave të komisioneve të reja të përhershme, që filluan punën në shtator 2025./reporter
Analisti Lutfi Dervishi u ndal sot në një koment të gjerë ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka bdarë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi kët...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një ta...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, ...
"Parole, parole, parole", është refreni i një kënge që me ...
Deklarata e Oerd Bylykbashit për "Birn" ka ngjallur mjaft ...
Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po shqyrton çështjen ndaj kr...
Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlli...
Duke folur para Asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën...
Një përplasje e fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agro...
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se të gjitha ngjarjet që...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrj...
Gazetari Bledian Koka tha sot se dëmet ekonomike nga korru...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se në situatën në të cilë...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali komentoi...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman St...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën Grupin Parl...
Pas disa muajsh diskutimesh, Partia Socialiste dhe Partia ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...