Klodiana Lala vë me shpatulla pas murit Agron Shehajn: Nisma juaj nuk ka asnjë vlerë te qytetarët
Një përplasje e fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agro...

Duke folur para Asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim reduktimin e numrit të deputetëve. Në mungesë të një shumice të cilësuar për ndryshime kushtetuese, Rama hodhi në fushën e lojës mundësinë e referendumit.
“Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se për këtë ne jemi vonë, por kemi të gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum,” tha Rama, duke paralajmëruar një nismë të re ligjore për referendumet.
Vetëm tri ditë më vonë, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla prezantoi një projektligj “Për Referendumet në Republikën e Shqipërisë”, që sipas tij do të ishte një mekanizëm shtesë për qeverinë “për t’u këshilluar me zgjedhësit për nismat ligjore të saj”.
Referendumi i fundit në Shqipëri është mbajtur në vitin 1998, kur është votuar Kushtetuta që është sot në fuqi. Sipas draftit të PS-së, referendumi për ndryshime të Kushtetutës mund të iniciohet nga 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërkohë që një amendament kushtetues i miratuar në Kuvend mund t’i nënshtrohet votimit popullor me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të Kuvendit.
Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtojnë nismën e Partisë Socialiste, duke e konsideruar atë një tentativë për cenimin e reformës zgjedhore në proces.
“Çdo nismë ligjore që lidhet me reformën zgjedhore duhet të miratohet me konsensus dhe këtu përfshihet edhe ligji për referendumet,” tha për BIRN Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
“Referendumet janë të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe çdo diskutim mbi këto dispozita duhet të jetë pjesë e punës së komisionit të posaçëm dhe duhet të arrihet me konsensus bazuar mbi vendimin e Parlamentit që kërkon konsensus politik të çdo ndryshimi që lidhet me këtë reformë,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, Bylykbashi e sheh propozimin e këtij ligji si një tentativë të mazhorancës dhe Ramës për të hequr vëmendjen nga aferat korrutive me të cilat po përballet qeveria.
“Në afat të shkurtër kërkojnë shmangien e debatit mbi çështje e rëndësishme aktuale si ajo e Ballukut dhe AKSHI-t,” shtoi ai.
Formulimet ligjore në përmbajtjen e draftit me 88 nene që propozon Partia Socialiste kanë ngritur shqetësime te shoqëria civile dhe opozita për zhbërjen e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të vendosur dhe qëllimet politike të mazhorancës në përdorimin e këtij mekanizmi ligjor.
Migen Qiraxhi nga ‘Qëndresa Qytetare’ i tha BIRN se projekti i PS-së për referendumet “e zhbën të drejtën kushtetuese të popullit për të vendosur, siç e parashikon Kushtetuta, pasi nismën për referendum kushtetues mund ta marrë vetëm 2/3 e deputetëve dhe jo vetë populli”.
“Së dyti, sa u përket referendumeve të përgjithshme dhe atyre vendore është e padrejtë të quhen ‘referendum’, pasi në artikulimin e projekt-aktit ngjajnë më shumë si sondazhe qytetare të organizuara me para publike, pasi fuqia e qytetarëve do të jetë vetëm konsultative, pra jo vendimmarrëse,” shtoi ai.
Qiraxhi vëren dhe formulime kontradiktore në draft që e pamundësojnë suksesin e një referendumi për ndryshimin e Kushtetutës. Që të quhet i miratuar, një referendum kushtetues kërkon, sipas propozimit të PS-së, që të marrë votën ‘pro’ të më shumë se 50% të qytetarëve me të drejtë vote, parashikim ky që bie ndesh me të dhënat faktike të pjesëmarrjes në zgjedhje.
Referendumi është një mekanizëm zgjedhor për demokraci të drejtpërdrejtë, ku populli vendos për një projektligj apo një çështje me rëndësi. Por ky mekanizëm mund të përdoret për arritjen e synimeve politike të një partie politike, sipas avokatit Gentian Serjani nga Qendra për Drejtësi Sociale.
Serjani beson se nisma e socialistëve lidhet ka pikërisht me këtë synim, për të përdorur mekanizmin e referendumeve për ndryshime kushtetuese të njënashme, duke rrezikuar, sipas tij, edhe Reformën Zgjedhore.
“Gjithnjë e më shumë po përforcohet perceptimi se Partia Socialiste vepron kryesisht kur preken interesat e saj,” tha Serjani për BIRN, duke vënë në dukje se edhe pse miratimi i një ligji për referendumet është kërkuar prej vitesh nga grupe të ndryshme shoqërore, asnjëherë nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca për ta çuar përpara.
Në këndvështrimin e Serjanit, ekziston rreziku që referendumi të përdoret si një ‘mjet legjitimimi nga partitë politike për të ndryshuar Kushtetutën sipas interesave të tyre, dhe jo domosdoshmërisht në përputhje me vullnetin e qytetarëve’.
“Dihet se në muajt e fundit, një nga qëllimet kryesore ka qenë përballja me pushtetin e drejtësisë dhe përpjekja për të zbehur rolin e SPAK-ut. Për të arritur këtë, përveç ndryshimeve ligjore, kërkohen edhe ndryshime kushtetuese,” thotë ai./ Reporter.al
Një përplasje e fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agro...
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se të gjitha ngjarjet që...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrj...
Gazetari Bledian Koka tha sot se dëmet ekonomike nga korru...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se në situatën në të cilë...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali komentoi...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman St...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën Grupin Parl...
Pas disa muajsh diskutimesh, Partia Socialiste dhe Partia ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar autoritetet s...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se kryemini...
Ish-deputeti socialist, Petro Koçi tha sot se aksioni i ja...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso u ndal sot në atë që e quajti ...
Ervin Salianji, si një ndër njerëzit e afërt të Lulzim Bas...
Eksperti i integrimit europian, Gledis Gjipali analizoi so...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se në garën që do të zhv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...