Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit taksat e qytetarëve shqiptarë.
Me anë të zëdhënëses për media, Floriana Garo, PD thotë se konglomerati kinez, CEFC, ku punonte Dorian Duçka, këshilltari i Ramës i identifikuar në dosjen hetimore McGonigal si ‘Personi B’, ka sponsorizuar në 2015-ën një ekspozitë të kryeministrit të Shqipërisë.
Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo

Konglomerati kinez, CEFC, ku punonte Dorian Duçka, këshilltari i Ramës i identifikuar në dosjen hetimore McGonigal si ‘Personi B’, ka sponsorizuar në 2015-ën një ekspozitë të kryeministrit të Shqipërisë.
Përveç shkeljes etike, të përdorimit të postit zyrtar për aktivitete dhe "hobby" personale, publikut në Shqipëri i lind e drejta të dijë se, pse kinezëve të konglomeratit gjigant u ka lindur në zemër të sponsorizojnë ekspozitën e kryeminsitrit të një vendi si Shqipëria?
A ka ta bëjë kjo me faktin se zhgarravinat e Edi Ramës u pëlqyen drejtuesve të kompanisë korruptive, që sot e ka të dënuar në Kinë presidentin për korrupsion?
Apo se Edi Rama, nëpërmjet këshilltarit të tij Duçka, “Personi B” në dosjen e FBI-së, u ka premtuar lëshime ekonomike në Shqipëri?
Këto janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, dhe as do të marrin ndonjëherë, sepse Rama u fshihet përgjegjësive dhe llogaridhënies, siç ka bërë prej më shumë se një muaji me “dosjen McGonigal” ku ai figuron personazh kryesor.
Ajo që Rama nuk tregon dhe fsheh është lehtësisht e verifikueshme nga faktet.
Fakt është se largësia e Shqipërisë nga Hong Kong-u është 8,711 km dhe çarteri vajtje-ardhje kushton rreth 300 mijë euro.
Fakt tjetër është se Academia Jao Tsung-I, si organizatë jofitimprurëse funksionon në bazë të donacioneve dhe të tarifave që merr për hapje ekspozitash, apo aktivitete të tjera, nga promovimet deri te dasmat.
Në këtë rast, sa është donacioni apo tarifa që Dorian Duçka ka paguar në Akademinë e Hong Kongut për ekspozitën e mikut të tij, Edi?
Cilatdo dhe sado qofshin këto shpenzime, një gjë është e sigurt: ato dalin nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.
Mund t’i ketë paguar Duçka, por ato janë para që Rama ia jep këshilltarit të tij në rrugë të tjera, nëpërmjet lobimeve, tenderave, lëshimeve dhe korrupsionit me rusë, kinezë apo amerikanë të tipit McGonigal.
Kështu që fshini pyetjet që u bënë më lart, se kush e ka paguar ekspozitën e Edi Ramës në Hong Kong? E keni paguar ju, e kemi paguar ne të gjithë me taksat tona të vjedhura dhe të shpërdoruara.
Dhe do të paguani prapë për ekspozita, salltanete e darka, te Nusreti apo te restoranti Saint George, ku hera kushton 10 mijë dollarë.
Do ta paguajnë të gjithë, nëse nuk bëhemi bashkë me 3 mars, jo për PD-në, as për ndonjë parti tjetër apo kundër PS-së, por për të larguar hienat e korrupsionit dhe arkitektët e shpopullimit të Shqipërisë./CNA.al
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje pë...
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe E...
"Nisma Thurje" do të garojë në zgjedhjet e 14 majit dhe so...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar dit...
Neokomunisti Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për Bash...
Edi Rama ka folur për takimin e djeshëm ndërmjet kryeminis...
Banorët e kryeqytetit janë shprehur të pakënaqur në lidhje...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, para pak ditësh u thirr në SPAK, ...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ...
Kryeministri Edi Rama është zgjuar duke na dhënë disa nga ...
Kandidati për kryetar bashkie i Elbasanit, Luçiano Boç...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka “rrahur gjoksi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua...
Kur kanë mbetur vetënm 4 ditë nga protesta e 3 marsit, e c...
Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar tea...
Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar institucionet e drej...
PDIU do të shkojë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka komentuar protestën e 3 m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...