Teliti: Prej 7 muajsh mungon transparenca për tenderin e Thesarit të Shtetit
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se ajo që konstatohet nga opozita në ditën e votimit tejkalon çdo lloj imagjinate.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në ‘Syri Tv’, Berisha përmendi situata të dyshimta të lidhura me atë që cilëson si farsë elektorale.
Sipas Berishës, më 11 maj janë mobilizuar edhe kartelet e drogës.
“Primarisht do merrem me farsën zgjedhore, e cila tejkalon çdo lloj imagjinate. Në ç’kuptim? Një njeri që cakton gjysmë miliardë euro prokurime për vota; një njeri që dhuron 76 milionë euro, 48 përqind të votuesve që janë pensionistë; një njeri që fal në kundërshtim me ligjin 200 milionë euro gjobë dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve; një njeri që organizon 4500 evente; një njeri i cili firmos mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 që parashikon ligji; një njeri që ka mobilizuar me dhjetëra mijëra punonjës si operativë elektoralë në kundërshtim me ligjin dhe i ka armatosur me të dhënat personale të qytetarëve në kundërshtim me ligjin; një njeri i cili punëson me dhjetëra mijëra me punësime të përkohshme për të marrë vota; përdor fuqinë ekzekutive për të firmosur me mijëra e mijëra legalizime, leje ndërtimi, certifikata për të marrë vota, mund të mendosh me të drejtë se ky njeri me këto i ka mbyllur hesapet dhe atë ditën e votimit e ka lënë të qetë.
Një njeri që ka mobilizuar kartelet ku secili prej tyre është më i fuqishëm se çdo ministri për të mbështetur kandidatët që kanë porositur, nuk është marrë më me votat ditën e votimit.
Por ajo që konstatojmë ne në ditën e votimit tejkalon çdo lloj imagjinate.
Ne jemi përqendruar në zonat e dominuara nga kartelet. Në zonat e dominuara nga kartelet nuk ka komisionerë. Aty është ultimatumi që të ikën koka po lëvize. Sot unë demonstrova se votuesit vinin kot sepse votonte komisioneri. E filmuar. Ai vetëm paloste votën dhe e fuste në qendra. E keni në FB sot.
Aty shkon kot votuesi.
Në dhjetëra e qindra raste të tjera është karuseli, Treni Bullgar, i hapur fare. E merr fletën e votimit, e fut në xhep dhe del jashtë se e dorëzon.
Tjetra, një njeri që voton 3 herë, 5 herë.
Të gjitha në zonën e kartelit të drogës.
Po të shihni, kemi shenja shumë të qarta të kutive që nuk mund të jenë kuti. Kuti votimi në të cilën nuk ekzistojnë firmat e komisionerëve. Kuti votimi në të cilat diskordancat midis fletëve të dorëzuara dhe të votuara janë të tilla që nuk kanë lidhje me qendrat e votimit.
Tani po analizojmë vota e diasporës. Çfarë del në dorëzime? Me qindra dorëzime pa asnjë firmë. Nuk dihet se kujt iu dorëzua fare. Pa asnjë firmë. Në qindra dorëzime ekziston si firmë një vizë. Në qindra të tjera është bërë si firmë një flutur, por identike.
Pra, i tëri një proces i stisur.
Ne po i mbledhim këto të gjitha. Po u demonstrojmë qytetarëve shqiptarë, por do ia paraqesim edhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe pastaj do jetë dialogu me shqiptarët që ne kemi humbur në mënyrë përfundimtare votën dhe çfarë do bëjmë”,-tha Berisha./CNA
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e depozituar nga Parti...
Analisti Fatos Lubonja, në qëndrimet e tij lidhur me zgjed...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite lidhur me si...
Një banesë është përfshirë nga flakët, pak minuta më parë,...
Në një intervistë të zhvilluar me Unionin e Gazetarëve Shq...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka nisur sot sulmet ndaj k...
Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja dekla...
Monika Kryemadhi nuk ka ngurruar të ironizojë dhe t’i kund...
Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, ka bërë me dije se bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është përgjigjur de...
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut ku është paraqitur për ...
Kryeministri Edi Rama, përmes një komunikimi në rrjetet so...
“Keni 48 orë për t'u kthyer qytetarëve dhe turistëve...
Deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK-u ka folur...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se aksioni pë...
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, kreu i PD-së, Sali Ber...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 9 korrik të gjithë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...