KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri për 4 qarqe
KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e depozituar nga Parti...

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka reaguar sot lidhur me vonesën për një periudhë prej 7 muajsh dhe mungesën e transparencës në tenderin për sistemin e ri të Thesarit të Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teli shkruan se tenderi publik u shpall nga autoriteti kontraktor në datën 26 dhjetor 2024 dhe ngre shqetësimin se edhe pas 7 muajsh kjo procedurë ende nuk ka mbaruar.
“Sot dua të ngrej një shqetësim real, mbi vonesat e pashpjegueshme në procedurën e tenderimit që AKSHI po kryen për tenderin “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”.
Për kujtesë të qytetarëve, gjatë qeverisjes PD 2005-2013, konkretisht në vitin 2008 sistemi i thesarit u digjitalizua plotësisht (ngjarje historike në menaxhimin e financave publike), sistem i cili vazhdon ende sot të përdoret nga Ministria e Financave dhe degët e thesarit anembanë vendit.
Vitin e kaluar, Qeveria, Ministria e Financave dhe AKSHI vendosën që të ndërtojnë një sistem të ri të thesarit të shtetit (shumë i drejtë ky vendim pasi që prej 2008 deri më sot ka patur zhvillime galopante në fushën e TIK), duke hartuar termat e referencës për një sistem të ri të përmirësuar krahasuar me aktualin.
Tenderi publik u shpall nga AKSHI (autoriteti kontraktor) në datën 26 dhjetor 2024. Por ndryshe nga cfarë ndodhi në 2008, ku procedura e tenderimit u krye sipas afateve brenda një periudhe 2-3 mujore, konstatojmë se kjo gjë nuk po ndodh me procedurën aktuale të shpallur që prej dhjetorit të kaluar. Ende deri më sot, ndonëse bëhet fjalë për një shërbim JETIK për financat publike dhe ekonominë në përgjithësi, kjo procedurë nuk është përfunduar, duke hapur shtegun për “interpretime” nga më të ndryshmet mbi arsyet reale të kësaj vonese të pajustifikuar disa mujore.
Natyrshem lindin pyetjet për të cilat lypset përgjigje nga autoritet përkatëse, duke filluar nga AKSHI:
1. Si është e mundur që edhe pas 7 muajsh kjo procedurë ende nuk është përfunduar?
2. Pse kjo “ngrirje” e procesit të tenderimit?
3. Kjo vonesë disa mujore deri në “ngrirje të procesit të tenderimit” a mos lidhet me qëllime okulte për të “futur duart” apo “shtënë në dorë” sistemin e ri të thesarit?
4. A mos ka zvarritje të procedurës me qëllimin final “fabrikimin e ndonjë fituesi”? Nisur nga thashethemet në korridoret dhe kafenete e institucioneve, që “gumëzhojnë për disa klientela të favorizuara në tenderimet e TIK”, me këto vonesa disa mujore a mos po “shtrohet rruga” për ndonjë “fitues të paracaktuar” për këtë projekt të rëndësisë kombëtare?
5. Dhe e fundit, kjo vonesë 7 mujore ka ndodhur vetëm për këtë procedure, apo është “praktikë e zakonshme” edhe për procedurat e tjera të tenderimit të kryera apo ende në proces nga AKSHI?
Për të gjitha këto pyetje lypsen përgjigje të qarta dhe shteruese, pasi të shumtë janë ata që kanë dyshimet e tyre për mungesë transparence, cënim të integritetit të procedurës tenderuese, papërgjegjshmëri të disa hallkave qeverisëse me tendenca për kapje të hallkave shtetërore dhe shërbimeve të tyre, praktika korruptive në kurriz të interesit publik dhe arkës së shtetit, etj.
Vetëm një gjë ka rëndësi sot, që procedura “Për Sistemin e Ri të Thesarit të Shtetit” të jetë transparente dhe të ketë garë të ndershme midis operatorëve të ndryshëm që kanë kapacitetet reale për të ofruar këtë shërbim të rëndësisë kombëtare, me cilësinë më të lartë të mundshme dhe me koston më të ulët buxhetore në kurriz të taksapaguesve shqiptare”,-shkruan Teliti./CNA
KAS ka vendosur të rrëzojë kërkesën e depozituar nga Parti...
Analisti Fatos Lubonja, në qëndrimet e tij lidhur me zgjed...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite lidhur me si...
Një banesë është përfshirë nga flakët, pak minuta më parë,...
Në një intervistë të zhvilluar me Unionin e Gazetarëve Shq...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka nisur sot sulmet ndaj k...
Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja dekla...
Monika Kryemadhi nuk ka ngurruar të ironizojë dhe t’i kund...
Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, ka bërë me dije se bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është përgjigjur de...
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut ku është paraqitur për ...
Kryeministri Edi Rama, përmes një komunikimi në rrjetet so...
“Keni 48 orë për t'u kthyer qytetarëve dhe turistëve...
Deputetja Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK-u ka folur...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se aksioni pë...
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, kreu i PD-së, Sali Ber...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 9 korrik të gjithë ...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sërish në Vlorë pas dorë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...