Qytetarët kundër qeverisë/ Kalaja: Partitë të mos kompleksohen, të dalin në protestë
Gazetari Aulon Kalaja komentoi sot protestën nëntë ditore ...

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar protestën para Kryeministrisë duke deklaruar se po protestohet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
Gjatë një interviste, ish-presidenti ka theksuar se Berisha dhe Rama janë bashkë që prej 2008 pas marrëveshjes së fshehtë dhe vazhdojnë që prej asaj kohe spektaklin duke qëndruar në të njëjtën varkë.
“Gjëra interesante po bëhen në atë shesh. Ai shesh gjithmonë ka pasur gjëra interesante, por këtë herë ka diçka të veçantë.
“Shkak për përplasje” për konfrontim e përballje. Është pasojë e një situate që prej kohësh akumulohet. Është krijuar iluzioni që kjo protestë ka vetëm një personazh përballë, sikur ka vetëm kryeministrin Rama para. Por ajo protestë, që është shkak për përballje, është vendosur kundër sistemit politik.
Nisi nga një person që u tërhoq zvarrë nga policia private, dhe indiferenca e Policisë së Shtetit. Kjo tregoi se Policia e Shtetit bëhet instrument politik i kryeministrit. Na ndodh që jo rrallë të konstatojmë se janë vegla instrument të kryeministrit.
Jam në ezaurim të një analize që e kam nisur 18 vite më parë, kështu qenka dialektika. Në 2008 në prag të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat isha kundër, nisur nga njohja e mirë e personazheve, të cilët në mënyrë të çuditshme u bënë bashkë, dhanë ‘ok’ për një ndryshim kushtetues te njerëzit që nuk marrin vesh nga jeta politike.
Pas shpërthimit të Gërdecit dhe pas protestave të opozitës së asaj kohe të Ramës, në atë kohë ndodh një marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Berishës, dhe shkatërruan shtetin shqiptar.
Sot pas 18 vitesh, më vjen mirë që brezi i ri dhe intelektualë që futen në lojë me vonesë, kanë kuptuar se ai produkt solli autokracinë. Kjo protestë është pa ndërhyrje. Kështu e shoh. Nëse ata që drejtojnë protestën, nëse pranojnë ndërhyrjen, do infektohen. Ka qenë befasuese, e çuditshme si protestë.
Protestat duan kohë të organizohen, kjo është shumë natyrale. Vjen nga një terren që ka akumuluar shumë pakënaqësi. Nuk është vetëm për Ramën, por dhe për kryetarin e opozitës. Nuk është e rëndësishme ideja që të konturojmë një lidership, por për mua është me rëndësi ideja. Kjo protestë, para se të sulmojë më parë Ramën, ka qortuar më shumë PD-në. Kam dyshime se Berisha ka tentuar që të fusë duart. Pasi duket ndryshimi i Berishës në 2 ditë. Më i ekspozuar ndaj kësaj lëvizjeje është Sali Berisha dhe jo Rama.
Pas 2008 këta kanë qenë gjithmonë bashkë, spektakli ka qenë gjithmonë. Është bindje absolute. Pse unë gaboj? Kam pasur informacione dhe sy klinik.
Problemi nuk është te projekti, por te kryeministri. Ai duhet ta kishte eliminuar këtë zhurmë, që në fillim. Sa kohë kemi që dëgjojmë për Sazanin?! A ka pasur shqetësim? Jo. Ne kërkojmë partnerë seriozë, në një proces që drejtohet nga shteti me rregullat e tij. Problemi nisi në Zvërnec. Dje me reagimet, Rama deklaroi se është kryeministër vetëm i socialistëve.
Meraku im është futja e politikës në mes të protestës dhe infektimi i saj.
Dy janë mundësitë, ose protesta shuhet, dhe përpjekjet për ta shuar janë. Në momentin kur futet politika, tregon se kjo e fundit do që ta falimentojë. Të shohim se si do të jetë evoluimi i kësaj lëvizjeje. Berisha dhe Rama janë në një varkë.”, tha Topi./ CNA
Gazetari Aulon Kalaja komentoi sot protestën nëntë ditore ...
Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër qëndrim lidhur m...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, n...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, komentoi sot pro...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është bashkuar sot pro...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën ...
Përfaqësuesja e Lartë e e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja ...
Të premten e datës 12 qershor, Partia Socialiste e Shqipër...
Kryeministri Edi Rama në 35-vjetorin e PS në Shkodër, ësht...
Kryeministri e njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama, duke ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në 35-vjetorin e...
Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar sërish lidhur me protes...
Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e kësaj të hëne në ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një dalje t...
Politologu Ermal Hasimja komentoi sot protestat e ditëve t...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve përme...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...