Zgjedhjet e 14 majit/ Mjeku i njohur, kandidat për Bashkinë e Korçës
Gjergji Gjata do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit, për...

Garës për Bashkinë e Korçës do t'i shtohet një figurë e njohur për të gjithë korçarët. Ai është mjeku Gjergji Gjata, me një karrierë jo vetëm në fushën e mjekësisë, por tashmë me synime të qarta në politikë.
CNA.al ka realizuar një intervistë me doktorin duke marrë më tepër mendimet e tij sa i përket garës për kreun e bashkisë, por edhe për synimet e tij si kandidat i kësaj bashkie.
Profil

Gjergji Gjata ka lindur në vitin 1971. Studimet e larta i ka kryer për mjekësi, e pas tyre ka bërë një specializim për obstetrikë - gjinekologji, ku prej vitit 2000 punon në spitalin e Korçës si mjek gjinekolog.
Doktor Gjergji është student i Dhjetorit, fakt që ai e thotë me krenari, duke treguar se ka qenë pjesëmarrës aktiv bashkë me shumë studentë të tjerë.
Gjata, optimist për të ardhmen e PD-së
Duke parë situatën e vështirë të PD-së, Gjata shprehet:
"Sot forca politike që unë kam prosperuar që në rininë time, PD, është në një moment të vështirë, por mendoj që do të vijë një ditë që PD do bashkohet. Nëse do ndodhë para apo pas zgjedhjeve lokale, kjo do mbetet për t'u parë, por duhet një e djathtë e bashkuar para këtij regjimi dhe është domosdoshmëri. Të gjitha palët mendoj që duhet të reflektojnë, në mënyrë që jo vetëm të dalin me një kandidat nëse do ishte e mundur, por edhe të mendojmë për më tej, për 2025 që nuk është larg."
Por si e priti ai kandidaturën?
"Si kandidat për Bashkinë e Korçës, unë e pranova këtë ftesë nga një grup të rinjsh, anëtarë të PD-së, që kur hyra në garë për Primaret.
E ndjeva si detyrim qytetar, por edhe si një student i Dhjetorit, që sot mund të jap kontribute reale në politikë. Mendoj se Korça sot ka nevojë për figura të reja, jo në moshë, por të kenë pasur sa më pak mundësisht aktivitet politik, në mënyrë që të shihen problematikat që janë jo të vogla, duke parë për zgjidhje të tyre.
Si mjek po iu them se Korça renditet ndër vendet e para për shpopullim dhe largim qoftë brenda dhe jashtë shtetit. Kjo vjen edhe për shkak të politikave jodashamirëse ndaj qytetarëve, si politika qendrore dhe në nivel lokal. Korça ka lindshmërinë më të ulët nga statistikat e nxjerra" - shprehet Gjata.
Si kandidat i Bashkisë së Korçës, mjeku tregon synimet e tij për qytetarët korçarë.

"Shpeshherë e kam thënë që jam njëri prej tyre, dhe besoj se do t'i gjykoj problematikat njësoj si qytetarët.
Këtu të gjithë duhet të kenë shansin të jetojnë, jo në mënyrë të barabartë, por të kenë shanse të barabarta, pa dallime, në mënyrë që Korça të bëhet e dashur për qytetarët. Të jetë një qytet dashamirës jo vetëm për ata që vijnë në fundjavë, por për ata që jetojnë përditë këtu.
Marr shembull trafikun që krijohet sot për shkak të ndryshimeve në infrastrukturë, që nuk kanë pasur qëllim të lehtësojnë qytetarët, por më tepër që t'u krijojnë pamundësira për të arritur në kohë, për të shtuar kostot e të tjera." - tregon mjeku.
E së fundmi, Gjergji Gjata u drejton një apel të gjithë qytetarëve:
"Shpresoj dhe besoj që e djathta do bashkohet. Nuk kam ndërmend të përçaj votën e djathtë, por dua ta maksimalizoj. Kjo vjen nga kushdo tjetër që s'vjen nga radhët e tjera të politikës pasi e tillë është bërë jeta, jo vetëm në këtë qytet, por në të gjithë vendin."/CNA.al
Gjergji Gjata do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit, për...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur se lar...
Mbledhja e Komisionit të Etikkës mes debatesh, ka vendosur...
Është mbledhur Komisioni i Etikës për përjashtimin e 6 dep...
Deputetë të PS-së kanë kërkuar një ditë më parë përjashtim...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka ofruar mbështetje të plotë për...
Analisti Armand Shkullaku ka analizuar situatën politike n...
Analisti Neritan Senjamini ka folur për sa i përket çështj...
Gazetari Hysni Gurra është shprehur se Partia Demokratike ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbësht...
Kandidati për Tiranën i Partisë Demokratike, Belind Kë...
Deputeti i Partisë Demokratrike, Edmond Spaho tha se kryem...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka folur...
Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozhi ka ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi theksoi se fi...
Në një tryezë diskutimi me urbanistë dhe arkitektë, në vij...
Deputeti Blendi Klosi ka folur ditën e sotme për çështjen ...
Çështja e vulës së Partisë Demokratike është një ng...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, dhe kreu i Bindjes Dem...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...