11 maji/ Edith Harxhi: Ka shumë të majtë, që më thonë se do të votojnë djathtas
Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Edith Harxhi, ...

Kandidate për deputete në “listën e hapur” të PD-ASHM në Qarkun e Tiranës (Bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë), një nga femrat shqiptare simbol e model, një emër që i bën nder kohës e botës shqiptare, e cila po garon për fitore meritore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Nga Ramiz LUSHAJ - Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”
Në këto 35 vite tranzicion janë të paktë ata deputetë që na kanë mbetur në kujtesë për nivelin e tyre kulturor a profesional, për problematikën e sjellë në Kuvend, në emër të zgjedhësve që përfaqësojnë, për ekspertizën e tyre në diskutimin a miratimin e ligjeve, për angazhimin në jetën publike a debatet që shqetësojnë vendin e kombin.

Shumica e tyre bëjnë një jetë parlamentare sedentare, nuk dinë të lidhin dy fjalë bashkë, ndaj i shmangen diskutimit dhe nuk e marrin fjalën as në Kuvend, as në publik. Si rregull, ky tip deputeti nuk ka një mendim të tijin, sepse thjesht nuk mendon.
11 maji 2025 na ofron mundësinë që ne, me votën tonë të lirë, t’i japim fund futjes në organin tonë përfaqësues të parazitëve parlamentarë dhe të mundësojmë ardhjen e personaliteteve me integritet moral, profesional dhe intelektual, që kanë ekspertizë të vyer politike, diplomatike e juridike dhe, kryesorja, përkushtim atdhetar.

Një personalitet i tillë është znj. ILDA ZHULALI, e cila kandidon në listën e hapur të Partisë Demokratike, në Tiranë.
ILDA ZHULALI lindi më 19.12.1977 në Dibër, në një familje të njohur atdhetare, e bija e Safet Zhulalit- ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
Në vitin 2001, ILDA u diplomua me medalje ari në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Amerikan të Selanikut, ndërsa në vitin 2004 përfundoi me rezultate të shkëlqyera studimet pasuniversitare në diplomaci, në Universitetin e Oksfordit.
Me këtë formim të spikatur akademik dhe përkushtimin e saj në punë, zonja Zhulali ngjiti shpejt shkallët e karrierës, deri në poste të larta shtetërore si: Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme, apo Këshilltare për Integrimin Europian dhe Çështjet Rajonale pranë Presidentit të Republikës. Në këto funksione, ajo dha një kontribut të çmuar, në mënyrë të veçantë, në procesin e liberalizimit të vizave, në hartimin e shumë projektligjeve, planveprimeve e dokumenteve të tjera me rëndësi strategjike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përvojën e saj të gjatë si diplomate karriere, zonja Zhulali po e pasuron më tej si: Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të PD-së, funksion që vazhdon ta kryejë nga viti 2022.
Në vitin 2023 ajo u zgjodh këshilltare bashkiake e Tiranës dhe nënkryetare e Grupit të Këshilltarëve demokratë.
Është anëtare e Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe anëtare e Bordit të Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës.
ILDA, e martuar me Aldo Bumçin, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është një bashkëshorte dhe një nënë model.

ILDA ZHULALI, kandidate meritore për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, është sa e Tiranës, edhe e Kamzës, edhe e Vorës, edhe e Rrogozhinës, edhe e Kavajës: e krejt Qarkut Tiranë; e krej Shqipërisë e Shqiptarisë, se është një nga femrat shqiptare simbol e model; se është një emër që i bën nder kohës e botës shqiptare.
Pyetja e thjeshtë që sot shtrohet para çdo zgjedhësi është kjo: a do të vazhdojmë të zgjedhim deputetë të papërgjegjshëm, që miratojnë politika e ligje që çojnë në zbrazjen e Shqipërisë nga shqiptarët; që nxjerrin në ankand copa të atdheut, në qendër të Tiranës, në bregdet apo në zonat e mbrojtura në jug e në veri të vendit; që favorizojnë një grusht oligarkësh në dëm të miliona qytetarëve?

Apo, më së fundi, do të nxjerrim mësim e të shfrytëzojmë votën tonë për t’u dhënë fund këtyre dukurive, duke zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë njerëz të përgjegjshëm, me vizion të ri dhe të gatshëm për një fillim të ri, në përputhje me interesat tona jetike?
Ndryshe nga deputetët e mëparshëm, por edhe të kandidaturave të tanishme, ILDA ZHULALI mbështetet fort te vlerat tradicionale për familjen, të cilën e konsideron të shenjtë, si dhe te vlerat e larta të lirisë e demokracisë.

Planet dhe projektet e ILDËS lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, me integrimin ndërshqiptar dhe atë euroatlantik. Prioritetet e saj kanë të bëjnë me luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe abuzimit me paranë e pronën publike, për mbrojtjen e interesit të qytetarëve të thjeshtë, jo të oligarkëve.
Sfidat që na presin janë të shumta dhe aspak të lehta. Por me ILDA ZHULALIN në Kuvendin e Shqipërisë, ne, me siguri, do t’ia dalim!

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Edith Harxhi, ...
Kryeministri Edi Rama ka përfshirë çështjen e pasaportës e...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se është zgjedhur mën...
Analisti Andi Bushati është përplasur me Denis Dyrnjanë në...
Media ndërkombëtare "The Guardian" ka publikuar një artiku...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një dalje tel...
Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali e ft...
Faqja “Lolita” ka hapur në “Facebook” një sondazh për zgje...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ftuar në emisionin “Op...
Deputetja e Forza Italia, Eriça Mazzeti ishte e pranishme ...
Kryetari i Partisë “Mundësia” në një dalje televizive ka f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Partia “Mundësia” ka zhvilluar një takim me banorët e njës...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Berat ku zhvill...
Nga lagjja 8 e qytetit të Korçës, drejtuesi politik i Part...
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës me...
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazn...
Luli Basha vijon t’i dedikojë video Ramës me këngët e Unik...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...