"Linja e fluturimeve Tiranë-Heraklion, urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës"/ Balla: Angazhim i mbajtur ndaj diasporës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me atentatin që tronditi ditën e sotme vendin, ku një person u ekzekutua dhe një tjetër u plagos rëndë pranë aeroportit të Rinasit.
Në postimin e saj, Topalli shprehet se atentati mafioz ndodhi dy orë pasi ministrja e Brendshmë deklaroi se vendi është më i sigurt se kurrë.
Ajo shprehet se kjo që ndodhi sot është fotografia më e saktë e shtetit që po shembet, por pa u rrëzuar ende. Deputetja shkruan më tej se vrasja e ndodhur pikërisht në Rinas ku hyjnë dhe dalin nga vendi çdo ditë qindra qytetarë, tregon se krimi nuk ka më frikë as nga ligji, as nga shteti dhe as nga drejtësia.
Topalli shton se Shqipëria nuk është më republikë ligjore, por është një territor i krimit të organizuar.
Postimi i plotë:
Sot në Rinas ndodhi një atentat mafioz. Një ekzekutim në zonën më të mbrojtur të vendit — aty ku çdo metër është nën kamera, çdo lëvizje presupozohet se duhej te ishte nën kontroll.
Megjithatë, krimi hyri, vrau, doli, dogji makinën dhe u zhduk si të ishte zot i territorit.
Dy orë më herët, në parlament, Ministria e Brendshme shpallte me ton fitimtar se “Shqipëria është më e sigurt se kurrë”.
Ky kontrast i frikshëm — mes propagandës dhe realitetit — është fotografia më e saktë e shtetit që po shembet, por pa u rrëzuar ende.
Shqipëria ndodhet në fazën ku krimi është integruar në sistem, ku pushteti dhe mafia nuk janë më dy botë të ndara, por një organizëm i vetëm që jeton me gjakun e qytetarëve të vet.
Sot, trafikantët që dikur fshiheshin, kthehen si “biznesmenë të suksesshëm”.
Qeveritaret që duhet t’i luftonin, i ftojnë në koncesione, në tendera, në lista e financime.
Kur krimi legalizohet, kur korrupsioni institucionalizohet, atëherë edhe vrasja bëhet pjesë e normalitetit.
Atentatet në Shqipëri nuk ndodhin për hakmarrje personale, por për ndarje tregjesh — të parave, të pushtetit, të mbrojtjes.
Kjo është skema e një republike të kapur.
Rinasi është simbol. Është porta e vendit. Dhe kur porta e vendit shndërrohet në skenë atentatesh, kjo tregon se krimi nuk ka më frikë as nga ligji, as nga shteti, as nga drejtësia.
Ky atentat nuk është rastësi. Është pasojë.
Pasojë e një dekade ku pastrimi i parave u quajt “zhvillim ekonomik”,
ku ndërtimet pa burim financiar u quajtën “rritje e GDP-së”,
ku heshtja ndaj krimit u quajt “stabilitet politik”.
Në vendet e kapura, vrasjet nuk ndodhin nga dobësia e shtetit — por nga forca e krimit që e sundon atë.
Dhe kur pushteti mburret me “ulje të vrasjeve”, ndërsa atentatet ndodhin në zemër të aeroportit, nuk kemi më të bëjmë me një dështim të sigurisë — por me kolapsin e shtetit si ide.
Sot, Shqipëria nuk është më republikë ligjore.
Është një territor i krimit të organizuar, i veshur me retorikë qeveritare dhe me uniforma që nuk mbrojnë, por mbulojnë.
Dhe çdo atentat i tillë është kujtesë se krimi nuk është më jashtë shtetit — ai është vetë shteti. Eshte narco shtet.
/CNA
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka reaguar për ...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar l...
Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Një linjë e re u shtohet destinacioneve nga aeroporti “Nën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një mbled...
Presidenti i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendor...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një de...
Prokurori Vladimir Mara ndau sot detaje nga parashikimi pë...
Deputeti Erald Kapri hodhi sot akuza të forta ndaj ministr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të...
Një parashikim i bërë për Këshillin e Lartë Gjyqësor orien...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, kërkoi sot që të respe...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën p...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso, tha sot se opozita është hasu...
Kjo e martë është një ditë e ngjeshur punimesh për komisio...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi e ka quajtur të turpshëm ven...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...