web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I duam votat tuaja të realizojmë ëndrrën shekullore të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës”/ Rama takim në Athinë

30 Mars 2025, 16:49, Politikë CNA

“I duam votat tuaja të realizojmë ëndrrën shekullore

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Athinës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky do të jetë takimi i fundit përpara zgjedhjeve.

Kryeministri u tha emigrantëve se do të rikthehet pas zgjedhjeve të 11 majit për të vërtetuar se votën e Diasporës e kërkon për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe jo thjesht për një tjetër mandat.

Arsyeja pse zgjodhëm këtë sallë është se meqë ky është takimi i fundit përpara zgjedhjeve, doja të merrja disa pyetje nga ju. Do vi pas zgjedhjeve për t’u thënë që nuk i deshëm votat për të marrë 4 vite më shumë ulur në karrige, por i duam votat tuaja të realizojmë ëndrrën shekullore të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga