web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Hyni të qeshur e dilni të dhj*rë"/ Murrizi ironizon deputetët: Renditjen ua përcaktojnë kolegët që u denoncojnë në SPAK

28 Qershor 2025, 13:12, Politikë CNA

"Hyni të qeshur e dilni të dhj*rë"/ Murrizi ironizon

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të procesit të rinumërimit. Murrizi me ironi shkruan se anëtarët e PD-së në KAS ndihmuan në shuarjen e betejës për vjedhjen e votave me zetor, traktor apo trena pune.

Më tej ish-deputeti vijon ironinë dhe thotë se e vetmja fitore nga ky proces është rrëzimi i Murrizit nga froni. Qëllimi u arrit, ironizon ish-deputeti, u nisën për t’i shtuar një mandat PD-së dhe i hoqën një vend në renditje Murrizit.

Për këtë, Murrizi bën një paralelizëm me shkurtin e 2019, kur siç thotë ai u nisën protesta për të rrëzuar Ramën dhe si përfundim përjashtuan atë nga PD-ja.

Më tej Murrizi u thotë deputetëve se renditjen e kanë dhuratë nga ata që i kanë denoncuar në SPAK, ku hyjnë të qeshur e dalin të dhj*rë.

 

Statusi i Murrizit

Proçesi i “ rinumerimit” nga administrata e KQZ mbaroi

Antaret e PD ne KAS ndihmuan ne shuarjen e “ luftes” se brendeshme dhe “ betejes” per vjedhjen e votave me zetor 28, traktor 54 apo trena pune te modelit sovjetik, bullgar e kinez

U kerkua dhe u nis me “ bindjen” qe PD do te merte nje mandat shtes nga votat e pavlefshme dhe humbi 612 vota te tjera

Nga PD rezultoi se 29 kandidateve te listes se hapur u jane hequr 1202 vota gjithsej dhe 8 kandidateve te tjere u jane shtuar 139 vota gjithsej, ndersa nga PS rezultoi se 32 kandidateve te listes se hapur ju jan hequr 2490 vota gjithsej ndersa 5 kandidateve ju jan shtuar 92 vota gjithsej. Pra nga i gjith ky proçes “rinumerimi” ose rivlersimi doli qe 61 kandidat te PD dhe PS se listes se hapur kane patur gjthsej 3553 vota te “ pa merituara” dhe 13 kanditateve te tjere ju jane “ hequr” ne menyre “ kriminale” 231 vota gjithsej

E vetmja “ fitore” nga i gjith ky proçes nga te gjitha forcat politike pjesemarrese ne zgjedhjet e 11 majit ishte “ RREZIMI I MURRIZIT “ nga “ froni”

Pra 48 punonjesit e KQZ kane “rivleresuar” jo rinumeruar se 57 vota per MURRIZIN jane quajtuar te vlefshme nga rreth 1000 numerues “ tradhetar”te PD dhe PS ne 18 ZAZ e Qarkut Tirane, ndersa sipas ketyre jane te pavlefshme

PRA QELLIMI U ARRIT

U NISEN PER TI SHTUAR 1 MANDAT PD DHE “ RREZUAN MURRIZIN” ME NJE VEND NE RENDITJE

NJELLOJ SI NE SHKURT 2019 KUR LULI DHE LULJETAT THIRREN PROTESTE PER TE “ RREZUAR RAMEN” DHE ME PERJASHTUAN MUA

Mirepo per fat te “ keq” koha me dha te drejte saqe detyroi Kuvendin Kombetar te PD ne prill 2022 te miratoi rezolute qe kurre nuk do te djegin m? mandate dhe kurre nuk do te falin m? bashki Rames

I falenderoj me shpirt te gjith NUMERUESIT pa perjashtim per “ sakrificen” e madhe dhe “ heroizmin” qe kane treguar duke “ favorizuar” “ perkrahur” dhe “ ndihmuar” pa mase“armikun” MURRIZI  me 57 vota dhe duke bere te mundur qe te renditej nje vend me lart

Nje falenderim i veçante ju takon NUMERUESVE TE PD qe kane “ rriskuar” shum me kete “ favorizim” te patolerueshem kur porosia pothuajse nga çdo “ lider” “ udheheqes” apo drejtues dege ka qene qe ZERO mbeshtetje rrebelit dhe “ armikut permanent” MURRIZI

Por qe fale “ syrit vigjilent” te puntoreve te partis ne KAS dhe puntoreve te KQZ ne “rinumerim”qe ne fakt ishte rivlersim me seleksionim qe mesa kam info une jane familjar, kusherinj, kuneter, niper e mbesa dhe rreth familjar te miksuar PD , PR dhe PS “ armiku” MURRIZI e mori “ denimin” dhe nga 7289 vota do te kete 7232, nese nuk do te kete ndonje “ ankes” per “ rinumerim tjeter

Jo 57 vota por edhe 570 edhe 1570 te me hiqni, po ju garantoj qe ju mund te ndryshoni renditjen e kandidateve sipas KQZ per buletin informativ, por KURRE RENDITJEN per MANDAT E KUVEND, sepse ate e dini shum me mire se une qe nuk e ndryshoni dot me “ rinumerim”

Ate RENDITJE e keni pothuajse te percaktuar jo nga MURRIZI por nga miqt shoket dhe koleget tuaj qe ju kane denoncuar ne SPAK ku hyni si te “ qeshur” e dilni si te dhjere nje nga nje sipas renditjes qe keni “ fituar” nga lepirjet, nga tarifat apo nga “ rinumerimi”

DHE KJO RENDITJA E DYTE DO TE RRESPEKTOHET PIK PER PIK PA PERJASHTIM SHUM SHPEJT PRANDAJ GEZOHUNI SA TE MUNDENI RIRENDITJES SE KQZ

E falenderoj shume Mjeshtrin e Madh AVNI DELVINA per kete punim artistik te TIJIN duke me paraqitur mua “ armikun” MURRIZI si kundra rrymes ashtu dhe ne krah te kundert me TUFEN sepse NJEREZIT E LIRE nuk shkojne KURRE PAS TUFES ne çfardo numri qe mund ti rendis provizorisht TUFA/ CNA

 





Lajmet e fundit nga