Hapet Grupkapitulli i V/ I fundit i procesit të integrimit
Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel Konferenca Ndërq...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga hapja e godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian.
“MIRËMËNGJES, dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Në darkën ceremoniale të hapjes ishte e pranishme dhe komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, dhe ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Ferit Hoxha.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij në darkë është shprehur se Shqipëria është një vend që nuk e ka humbur besimin kurrë tek Europa.
“Është shumë komode për mua të mbroj kauzën e Shqipërisë sot, sepse përfaqësoj një vend e shoqëri që kurrë nuk e ka humbur besimin tek Europa, një qeveri me një përkushtim të patundur politik ndaj BE-së dhe e gatshme të shfrytëzojë çdo sekondë”, tha Hoxha.
Edhe komisionerja europiane, Marta Kos mbajti gjithashtu fjalën e saj në darkë, ku u shpreh se e ndien veten si ambasadore e katërt e Shqipërisë në BE. Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë përparim gjigant në rrugën drejt integrimit.
“E ndiej veten... ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj. Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është - dhe do thoja mos më citoni - një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: 'Kjo është shtëpia juaj e re'. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”, u shpreh Kos.
Kryeministri Edi Rama mbajti gjithashtu një fjalim, ku falënderoi komisioneren Kos për mbështetjen ndaj Shqipërisë për integrimin.
“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush”, u shpreh Rama. /CNA
Ditën e sotme do të zhvillohet në Bruksel Konferenca Ndërq...
Nesër zhvilohet mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetar...
E hëna pritet të jetë e ngarkuar për Kuvendin, teksa për n...
Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fun...
Demokrati Luçiano Boçi deklaroi sot se padrejtësitë, situa...
Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Tiranës, Armand Burri...
Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Tiranës, Armand Burri...
Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Tiranës, Armand Burri...
Kryeministri Edi Rama, në intervistën e tij për median pre...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median e...
Nesër opozita do të nisë aksionin e saj me protesta para g...
Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbis...
Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e njësisë numë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashk...
Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me banorët e njës...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me banorët e njësisë 3 n...
Kryeministri Edi Rama, në intervistën e dhënë për gazetari...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...