web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni i opozitës/ Berisha: Nesër ndërmarrim hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit

16 Nëntor 2025, 12:02, Politikë CNA

Aksioni i opozitës/ Berisha: Nesër ndërmarrim hapin më

Nesër opozita do të nisë aksionin e saj me protesta para godinës së Kryeministrisë. Kreu i PD-së Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se PD po ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Rama.

Berisha nënvizon se kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare!”, shkruan Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga