Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Kreu i PL-së, Ilir Meta, është shfaqur sot i shqetësuar duke folur për korrupsionin.
Duke iu referuar raportit të fundit të TI-së, që konstatonte se vendi ynë nuk ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, Meta akuzon Qeverinë.
“E bashkëndaj të njëjtin qëndrim me Këshilltaren Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore në 'Transparency International', Lidija Prokiç, e cila theksoi se ndryshimi prej një pike nuk është statistikisht i konsiderueshëm dhe konsiderohet si shenjë mospërparimi.
Me shumë të drejtë zyrtarja e lartë e 'Transparency International' theksoi se 'Shqipëria ka ngecur në vend në luftën ndaj korrupsionit duke mos bërë punë të mjaftueshme për garantimin e parimeve bazë të demokracisë mbi ndarjen e pushteteve, pasi autoritetet qeveritare kanë ende ndikim mbizotërues në veprimtarinë e institucioneve të pavarura'.
Sepse sipas saj 'për sa kohë qeveritë do të fokusohen tek interesat e partisë së tyre, te grupet me interesa ekonomike pranë pushtetarëve dhe interesi publik nuk do të jetë përparësi mbizotëruese, atëhere nuk mund të presim më shumë përparim domethënës'.
Gjithashtu një tjetër raport serioz i publikuar nga 'Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes' për perceptimin publik ndaj drejtësisë dhe korrupsionit bëri të njohur faktin se gjendja e korrupsionit ka mbetur e njëjtë në 12 muajt e fundit, ndërsa mbi 25 për qind e të anketuarve u shprehën se gjendja është përkeqësuar dhe se tani ka më shumë korrupsion se më parë.
Përgjegjësi kryesor për renditjen e Shqipërisë të parën në kontinent për korrupsionin dhe të dytën në botë për ryshfetin është Edi Rama”, ka thënë kreu i PL-së.
Meta i bllokut të zi, ka thënë më tej se sot është jetik dhe vendimtar largimi i tij, si armiku më i egër i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, i shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.
Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 11 shkurtit.
“Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin, duke korruptuar deri edhe një ish-zyrtar të lartë të FBI-së dhe kompromentuar rëndë marrëdhëniet me SHBA-në, që për të kanë qenë gjithmonë marrëdhënie aferash dhe jo vlerash.
Ndaj i ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt, në orën 12:00, në një protestë kombëtare kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirshme dhe duke i përzënë nga vendi i tyre përmes një agjende antikombëtare shpopullimi.
Opozita do të jetë në këmbë kundër këtij armiku të lirive të tyre deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë”, ka thënë Meta./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka kursyer ambasadoren a...
“Rama kishte një qëllim tjetër, të merrte peng, siç e mori...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot me akuza të...
Kreu i PAA-së, Agron Duka, teksa ka folur për zgjedhjet e ...
Në seancën plenare të së nesërmes Kryeministri Edi Rama do...
Themeluesi dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kush do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, P...
Zgjedhjet e 14 majit kanë vënë në lëvizje Komisionin qendr...
Themeluesi dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp njo...
Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, i cili është në Kuvend me...
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i Partisë Demo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shpr...
Deputeti Gazment Bardhi ka bërë hapa pas dhe i ka zgjatur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sër...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...