Mandati i Vullnet Sinajt/ Bardhi, letër Spiropalit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u ka nisur një letër të gjitha bordeve të donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë, me autore znj. Linda Rama.
Letra drejtuar UNDP, ILO, UNICEF, USAID etj., vë në dukje se “Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktet të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj për të kryer matje, analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë për sa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit”.
Deputetët ngrenë shqetësimin se “Kredibiliteti edhe paanshmëria e produkteve të sponsorizuara nga institucionet tuaja dëmtohet rëndë në kushtet kur një nga autoret është pikërisht znj. Linda Rama e cila për shkak të interesit të drejtpërdrejtë e ka të pamundur paanshmërinë. Gjithashtu pasurimi i znj.Rama dhe për rrjedhojë familjes së saj kryeministrore, ndonëse në këtë rast nga fonde jopublike, por për shkak të lidhjes me qeverinë të raportimeve është e papërputhshme edhe me Kushtetutën e Shqipërisë”. Ekspertiza e znj. Rama mund të përdoret në raporte për shtete të tjera, ku zonja nuk ka konflikt interesi.
Grupi Parlamentar pasi sqaron gjithë problematikat që vijnë nga ky fakt shprehet se: “Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eliminimin e çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë”.
Teksti i plotë i letrës:
Të nderuar
Duke vlerësuar maksimalisht institucionet tuaja prestigjioze të cilat e kanë ndihmuar edhe e ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe reformave duam të ndajmë me ju një shqetësim thelbësor që lidhet me paanshmërinë dhe impaktin real të projekteve tuaja nga te cilat rrjedhin qëndrimet tuaja mbi ecurinë e Shqipërisë.
Raportet tuaja të monitorimit për Shqipërinë kanë një nga autorët themelor znj. Linda Rama ose qëndrën ku ajo është bashkëthemeluese “Human Development Promotion Centere”
Znj. Linda Rama, është bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Ajo sipas protokollit shtetëror përfaqëson bashkë me të shoqin qeverinë shqiptare. Thënë këtë, Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktit të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj për të kryer matje , analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë përsa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit.
Shqipëria sot vuan nga mungesa e theksuar e të dhënave të besueshme edhe objektive. Ndaj cdo raport ndërkombëtar mbi ecurinë e zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri, konsiderohet një burim i besueshëm informacioni që tejkalon propagandën edhe mosbesimin e gjithë palëve të tjera.
Po ashtu raportet e donatorëve furnizojnë me njohuri të nevojshme edhe të domosdoshme për ndërtimin edhe të politikave zhvillimore . Por duke u përgatitur direkt nga shtëpia kryeministrore kjo vë në rrezik gjithë besueshmërinë e raportimeve tuaja, duke dobësuar kështu besimin e publikut se ju jeni partnerë të barazlarguar nga palët politike.
Kredibiliteti edhe paanshmëria e produkteve të sponsorizuara nga institucionet tuaja dëmtohet rëndë në kushtet kur një nga autoret është pikërisht znj. Linda Rama e cila për shkak të interesit të drejtpërdrejtë e ka te pamundur paanshmerinë. Gjithashtu pasurimi i zj.Rama dhe për rrjedhojë familjes së saj kryeministrore, ndonëse në këtë rast nga fonde jo publike por për shkak të lidhjes me qeverinë të raportimeve është e papërputhshme edhe me Kushtetutën e Shqipërisë.
Ne nuk gjykojmë kapacitet profesionale të zonjës Rama por gjykojmë se kriteret e saj të pavarësisë, edhe pranushmërisë janë të cënuara. Znj. Linda Rama mund të ketë ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme për të qënë ekspertja juaj në çdo vend tjetër ku nuk ka konflikt të hapur interesi, e ku nuk do ti duhet të vleresojë apo gjykojë politikat e ndërmarra nga bashkëshorti edhe babi i djalit të saj i cili ka 12 vjet që qeveris.
Standartet tuaja etike për shmangien e konfliktit të interesit ku para marrjes së çdo projekti cilido ekspert duhet të kaloj kriteret e pranueshmërisë (eligible criteria), në këtë rast nuk janë plotësuar.
Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eleminimin e çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë.
Interesi ynë është bashkëpunimi me organizatat tuaja, edhe referimi si të dhëna të sakta të raportimeve tuaja. Ndaj pavarësia dhe largësia nga palët politike, do ishte qëndra e besimit mes nesh dhe jush.
Duke vlerësuar maksimalisht ndjeshmërinë tuaj ndaj paanshmërisë politike
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet në SHBA...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka dhënë një titull Ervi...
Ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve që ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është shp...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi...
Ish-kyreministri Sali Berisha në një konferencë për gazeta...
Ish-deputeti i PS-së, Arben Çuko, është paraqitur ditën e ...
Ish-kryeministi Sali Berisha ka reaguar për viktimat n...
Përfaqësuesit e opozitë deputetët Albana Vokshi dhe Fatmir...
Ministri e Jashtme greke ka reaguar pas deklarateve të...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha hodhi akuza për vjedh...
Ish-kyreministri Sali berisha gjatë daljes së tij të p...
Kryeministri Edi Rama sot është takuar me shqiptarët e Gre...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha ...
Gjatë Mbledhjes së Komisionit të Diasporës të Partisë ...
Në emër të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali ...
Këshilltari i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti, në...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Greqia se askus...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjithë akuza...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...